Ρυtin po ‘brαktiset’ masiυisht nga rusët, Gjermania zbυΙon atë që po ndodh nëpër ambasada

Gjermani ka deklaruar se ka pasur një bum kërkesash për viza nga qytetarët rusë, situatë kjo e krijuar që pas deklaratës së presidentit rus Vladimir Putin, i cili njoftoi mobilizim të pjesshëm, referuar 300 rezervistëve të cilët do të dërgohen në front.

Po e juaja cila është? Njihuni me ditën më me fat për secilën shenjë të horoskopit
Reuters ka raportuar se ambasadat gjermane në vendet fqinje me Rusinë kanë parë një rritje të kërkesave për viza.

Der Spiegel raportoi më parë se misionet gjermane në Jerevan, Astana, Tbilisi, Baku dhe Minsk kishin regjistruar mijëra kërkesa për leje hyrjeje në Gjermani që nga deklarata e Putinit.

“Gjermania ka përjetuar një rritje të kërkesave për viza nga qytetarët rusë që nga urdhri i mobilizimit të Vladimir Putin. Në kryeqytetin e Gjeorgjisë Tbilisi, më shumë se 300 aplikime për viza u regjistruan nga shtetas rusë në ambasadën gjermane që kur filloi mobilizimi i pjesshëm në mes të kësaj jave”, ka deklaruar një burim nga Ministria e Jashtme gjermane.

Shifrat janë goxha të larta kur i krahason me kërkesat e muajve të fundit, që shkonin deri në maksimumi 20 kërkesa në muaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *