Mbeti i plagosur në atentat, detaje nga gjendja shëndetësore e Muçi Shaljanit! Agjenti i AMP-së dhe pronar hoteli në Tiranë

Ky që shihni në foto është Muçi Shaljani (Sheqeri), prej një muaj e gjysmë ka qenë në provë si agjent i AMP-së.

Ai ishte shofer në makinën tip “Mercedes” kur u qëllua me breshëri plumbash nga autorët. Pasagjeri, Gilmando Dani mbeti i vdekur në vend.

Mësohet se Shaljani është në gjendje kritike për jetën, në terapi intensive në spitalin e Traumës në Tiranë. 40-vjeçari është qëlluar në kokë dhe ka dëmtime të rënda në tru.

Shaljani dhe Dani sapo ishin kthyer nga Barcelona, ku ishin larguar katër ditë më parë, kur ranë pre e atentatit në rrethrrotullimin e aeroportit të Rinasit.

Shaljani rezulton se është edhe biznesmen, konkretisht, pronar i hotelit “Ramel”, pranë qendrës së Tiranës.