I plagosuri në atentatin ku mbeti i vrarë Gilmando Dani është agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP).
Muçi Shaljani (Sheqeri) ka qenë në periudhë prove prej një muaji e gjysmë në AMP, i emëruar nga Artiol Saliasi.
Mbetet e paqartë lidhja e Shaljanit me Gilmando Danin. Shaljani gjithashtu rezulton se është biznesmen, pronar i hotelit “Ramel” në qendër të Tiranës.
Mësohet se Dani sapo ishte kthyer në Shqipëri, nga Spanja, përmes aeroportit të Rinasit, kur është gjendur në shoqërinë e Shaljanit.
Atyre u është bërë atentat në rrethrrotullimin e Rinasit, vetëm pak metra larg terminalit, duke ngritur dyshimet se dikush ka dhënë informacion për mbërritjen e tij në Shqipëri.
Gilmando Dani, i konsideruar si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, ka mbetur i vrarë në vend, ndërsa Shaljani ka mbetur i plagosur rëndë dhe është në gjendje të rënduar në spital.