Janë të njejtit që kanë vr*rë Brilant Martinajn! Artan Hoxha tr*ndit vendin: I njoh vr*sesit e Gilmandos, kam nxjerre dhe fotot: Ja pse e bënë

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar detaje të reja tronditëse në lidhje me atentatin e ndodhur në Rinas, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani, ndërsa u plagos rëndë Mustafa Sheqeri. Duke folur në Euronews Albania me moderatorin Thimi Samarxhiu, Hoxha theksoi se kjo nuk është një ngjarje e izoluar, por pjesë e një fenomeni shumë më të rrezikshëm që operon prej vitesh në vend.

Sipas gazetarit, atentati në zonën e aeroportit – një prej vendeve më të sigurta dhe më të monitoruara në Shqipëri – nuk është aspak rastësi. Përkundrazi, sipas tij, vendi i zgjedhur është një mesazh i qartë, dhe ekzekutimi tregon profesionalizëm ekstrem.

Hoxha rikujtoi se prej katër vitesh ka publikur fotografi dhe emra të asaj që ai e quan një “skuadër pushkatimi”, një grup vrasësish të specializuar që operon me saktësi kirurgjikale:

“Kjo është një ngjarje që ka shumë mesazhe brenda. Nuk është zgjedhur kot ai vend. Kam folur vazhdimisht për një skuadër pushkatimi, e cila është jashtëzakonisht rezultative dhe nuk del shpesh në aktivitet. Por sa herë del, realizon goditjen me 100% efektivitet dhe nuk kapet dot nga agjencitë tona.”

Ai shtoi se ky grup është i njëjti që dyshohet se ka kryer një sërë atentatesh të bujshme në vitet e fundit, përfshirë ngjarjet e DurrësitFushë-Krujës dhe ekzekutimin e Brilant Martinajt. Sipas tij, vrasësit operojnë me organizim të përsosur, duke shmangur çdo lloj gjurme dhe duke përdorur veshje policie për të depistuar sistemet e sigurisë dhe forcat e rendit.

“Është një skuadër vrasjesh. Patjetër është e njëjta. Kanë vepruar në Durrës, Fushë-Krujë, mbani mend ekzekutimin e Brilant Martinaj. Ata përdorin zakonisht veshje të policisë. Nuk janë ushtarakë për mua.”

Hoxha nënvizoi se kjo skuadër nuk i përket një grupi të vetëm kriminal, por është një strukturë e ngritur për ekzekutime me pagesë, e aftë të operojë pa u kapur, duke lënë pas vetëm frikë dhe pasiguri.

Ngjarja në Rinas ka ngritur shqetësime të thella mbi kapacitetin e institucioneve të rendit për të parandaluar atentate të tilla kaq të sofistikuara, ndërsa deklaratat e Hoxhës kanë shtuar presionin publik për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.