20 vjet pa i parë, nënë Ferdonija pret çdo ditë me sytë nga dera për djemtë e saj

    0
    280

    Ferdonije Qerkezi gjatë luftës së Kosovës ka humbur bashkëshortin me 4 djemtë e saj. Fotoja që ka qarkulluar ditën e sotme në rrjet është një nga më të dh.imshmet, ku nënë Ferdonija çdo ditë i pret në shtëpi e për çdo vakt i pret në tavolinë.

    Nënë Ferdonija rrëfen se në vitin 1999, ushtarët serb mësynë në shtëpinë e saj duke marrë gjithë meshkujt e shtëpisë duke e lënë atë të vetme me nuset. Që prej asaj dite ajo nuk ka marrë vesh asnjë lajm për djemtë apo bashkëshortin e saj, megjithatë ajo ende i pret.

    Shtëpia është e qetë, e zbrazur nga njerëzit. Por e mbushur me kujtime e dh.imbje që e zonja e shtëpisë Ferdonije Qerkezi i mban e vetme që nga 27 marsi i vitit 1999. Pasditen e kësaj date famëk.eqe, policë serbe të maskuar por të njohur për familjen Qerkezi, rrëmbyen burrat e kësaj shtëpie.

    Çdo vakt ajo shtron tavolinën për të gjithë antarët e familjes me shpresën se ata do të kthehen një ditë. Shtëpinë e ka mbushur me veshjet dhe fotot e tyre duke e kthyer në një muze të Iuftës.