Hetimet ngrenë pikëpyetje për cilësinë e Tunelit të Llogorasë! Mesazhet alarmuese nga supervizori grek: “Po hidhet beton pa çelik! Ervis, nuk është thjesht një vrimë…”

Pas një inspektimi në kantier në korrik të vitit 2022, përfaqësuesi grek i kompanisë mbikëqyrëse të punimeve në tunelin e Llogarasë mbeti i shokuar. Ai i shkroi i alarmuar kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi se punët po shkonin përditë e më keq me projektin.

“Evis…kontraktori duhet të kuptojë se projekti nuk është thjesht një “vrimë”, por është një tunel i cili duhet të ndërtohet sipas specifikimeve dhe praktikave ndërkombëtare në respekt ABSOLUT për çështjet e SIGURISË…” i shkroi Ioannis Kirkinezis, përfaqësues i kompanisë “Hill International NV”, Berberit.

Hetimi i Prokurorisë së Posaçme ndaj ish-kreut të ARRSH, Evis Berberi, tregon se tensioni erdhi në rritje në muajt që pasuan. Në shumë episode të përshkruara në dosje, Kirkinezis ankohet për cilësinë e punimeve, për mungesën e projekteve apo “për neglizhencë dhe fyerje totale” nga ana e nënkontraktorit.

Mesazhet e shkëmbyera mes Kirkinezis dhe Berberit nxjerrin në pah një marrëdhënie të ndërlikuar. Ato e kanë zanafillën në gusht të vitit 2021, pasi Ministria e Infrastrukturës çeli tenderin për mbikëqyrjen e punimeve në tunelin e Llogarasë, me një fond limit prej 196.2 milionë lekësh.

Fitues të tenderit u shpallën kompania “Hill International” e përfaqësuar nga Kirkinezis dhe “Net Group” sh.p.k, por Prokuroria e Posaçme pretendon se ky është një tjetër tender i manipuluar pas atij të ndërtimit të tunelit të Llogarasë dhe e akuzon Berberin për paracaktimin e fituesit.

Sipas SPAK, Kirkinezis i ka hartuar vetë kriteret e vendosura në dokumentet standarde të tenderit dhe në këmbim ka marrë si ortak kompaninë “Net Group” sh.p.k, e cila sipas hetimit ishte e lidhur me Berberin.

Ish-kreu i ARRSH-së u dërgua në gjykim në qershor të këtij viti së bashku me 18 persona të tjerë për veprat penale të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave. Në një skemë më të madhe, të zbuluar po ashtu nga mesazhet në telefonin e Berberit, ky i fundit dhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku akuzohen se u përfshinë në paracaktimin e fituesit të tenderit 18.9 miliardë lekë për ndërtimin e tunelit kontrovers të Llogarasë.

Të para së bashku, të dy dosjet tregojnë gjurmë të një problemi sistemik në sektorin e infrastrukturës me shpalljen fiktive të tenderave publikë, ndërkohë që “pazaret” për kriteret dhe fituesit kishin përfunduar. Ish-kreu i ARRSH, Evis Berberi i ka mohuar akuzat e Prokurorisë së Posaçme, ndërkohë që ministrja Belinda Balluku ka shmangur komentet, duke deklaruar se “ka besim te drejtësia”. Kirkinezis ishte i paarritshëm për koment.

Skema me fatura fiktive

Tuneli i Llogarasë, që lidh Vlorën me fshatrat turistikë të Jugut, është një prej projekteve më të mëdha dhe të kushtueshme të infrastrukturës në pesë vitet e fundit. Ai është po ashtu një prej projekteve më kontroverse për shkak të funksionit të kufizuar.

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme sugjerojnë se qoftë tenderi për ndërtimin e tunelit, qoftë ai për mbikëqyrjen e punimeve u paracaktuan.

Mesazhet e kapura në telefonat e Berberit tregojnë sipas SPAK se ky i fundit është karakteri kyç dhe një prej përfituesve të aferave. Procedurat e tenderimit të mbikëqyrjes filluan thuajse në të njëjtën kohë me tenderin për punimet. Ato përfunduan në dhjetor 2021, por fituesi ishte i qartë që prej kontakteve të para mes Kirkinezis dhe Berberit në gusht 2021.

Prokuroria thotë se ka dokumentuar që Berberi ka orkestruar një skemë të mirëfilltë, duke nisur nga “qepja” e kritereve të tenderit për kompaninë Hill International, vendosjen e saj në lidhje me kompaninë Net Group, e deri te kualifikimi i këtij bashkimi operatorësh me dokumente të falsifikuara, për të përfunduar në përfitimin e miliona lekëve përmes një skeme faturash fiktive mes Net Group të Valter Begajt dhe DAAM, që SPAK thotë se kontrollohej nga vetë Berberi.

Para se procedura të shpallej zyrtarisht, hetuesit kanë zbuluar komunikime intensive mes Evis Berberit dhe Ioannis Kirkinezis. Në një komunikim SMS të datës 27 gusht 2021, Kirkinezis i shkruan Berberit: “Përshëndetje! A ke ndonjë lajm për ofertuesin për mbikëqyrjen/supervizimin e Llogarasë? E pashë që kriteret janë shumë të forta. A mund të diskutojmë?”.

Pas këtij mesazhi, të dy organizojnë një takim dhe në tetor 2021 kur ARRSH po bënte gati kriteret për tenderin, Kirkinezis i dërgon Evis Berberit në email-in e tij zyrtar një dokument me detaje teknike të grupit që duhej të kryente mbikëqyrjen e projektit.

Prokuroria gjeti se njësia e prokurimit që ndiqte rastin i përshtati kriteret e ekspertëve pikërisht sipas këtij dokumenti, duke zvogëluar numrin e inxhinierëve dhe specialistëve pjesëmarrës sipas kërkesës së Kirkinezis.

Në mënyrë të dyshimtë, kur dokumentet përfundimtare të tenderit u miratuan më 22 nëntor 2021, lista e stafit të kërkuar ishte identike me atë që përfaqësuesi i kompanisë “Hill International”, Ioannis Kirkinezis, i kishte dërguar me email Evis Berberit një muaj më parë. Kriteret ishin ndryshuar për t’iu përshtatur kompanisë specifike.

“Në rrethanat e mësipërme rezulton se kriteret e vendosura tek dokumentet standarde të tenderit janë përgatitur nga përfaqësuesi i shoqërisë holandeze “Hill International N.V”, shtetasi grek, Ioannis Kirkinezis, shoqëri që ka marrë pjesë në këtë procedurë prokurimi, si bashkim i operatorëve BOE “Hill International N.V” & “Net Group” sh.p.k”, thuhet në dosjen hetimore.

Pasi kriteret ishin përshtatur, Berberi i ka sugjeruar, sipas hetimeve të SPAK,  kompaninë Net Group të Valter Begajt.

Të dyja kompanitë, “Hill International NV” dhe “Net Group”, krijojnë një bashkim operatorësh dhe marrin pjesë në tender. Por, sipas dosjes hetimore, ky bashkim operatorësh nuk i plotësonte as kriteret e “qepura” për ta, pasi kishte mungesë të përvojës dhe stafit të kualifikuar. Megjithatë ata e fituan tenderin.

Ajo që nuk del në mesazhe, por që është gjetur nga hetimi tregon se ky orientim nga Berberi nuk ishte i paqëllimtë. SPAK ka gjetur se përmes Net Group dhe kompanisë DAAM, Berberi përfitoi dhjetëra milionë lekë në këtë rast dhe 7 procedura të tjera prokurimi. Paratë thotë prokuroria u transferuan me fatura fiktive.

Sipas hetimit, pasi Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë paguante kompaninë “Hill International NV” (dega në Shqipëri) për shërbimet e mbikëqyrjes, kjo e fundit i transferonte “Net Group” sh.p.k një pjesë të pagesave. Deri në nëntor 2024, “Net Group” ka përfituar rreth 74.3 milionë lekë nga “Hill International”, por nga këto para, 19.2 milionë i kaluan kompanisë DAAM , që prokuroria thotë se zotërohej de facto nga Evis Berberi. Transfertat justifikoheshin me fatura fiktive për “specialist për tunelin Llogara”.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, një listë e gjatë ekspertësh nga Greqia që ishin deklaruar se do të bënin mbikëqyrjen e punimeve të tunelit nuk e kaluan kurrë kufirin. Ngjashëm një numër ekspertësh shqiptarë që supozohej se punonin për kompaninë Net Group nuk qenë kurrë në Llogara. Në dëshmitë e marra nga prokuroria mësohet se këta ekspertë kishin huazuar licencat për pagesa minimale mujore, por kurrë nuk u thirrën të punonin.

Prokuroria thotë se ata që bënë mbikëqyrjen ishin të ndryshëm nga lista me të cilën kompanitë fituan tenderin. Sipas prokurorisë ky zëvendësim masiv i stafit kryesor, sipas dosjes, u bë pa miratimin me shkrim të Autoritetit Kontraktor, në shkelje të kontratës.

Telashet e mbikëqyrjes

Telashet e mëdha duket se filluan kur kompania “Hill International” tentoi të kryente mbikëqyrjen. Gjatë zbatimit të projektit, komunikimet në “Signal” mes Kirkinezis dhe Berberit tregojnë se përfaqësuesi i “Hill” filloi të ankohej për problemet me ndërtuesin që neglizhoi projektin, cilësinë e materialeve dhe një sërë hallesh të tjera, që sipas tyre vinin në rrezik tunelin.

Mbikëqyrësit e Hill që vërtet erdhën në Shqipëri, ngritën alarmin për cilësinë e punimeve në tunel. Ata ankohen se kompania ndërtuese po punonte pa plan apo me plane të ndryshuara. Ata gjetën se nuk po përdorej çelik në betonin që hidhej në tunel dhe se kompania që po kryente punimet, hoqi elemente sigurie nga tuneli.

Procesverbalet e këqyrjes së telefonit “Iphone 13 Pro Max” të Evis Berberit, të sekuestruar gjatë kontrollit të banesës së tij, zbulojnë në detaje përmbajtjen e këtyre ankesave.

Komunikimet në aplikacionin “Signal” tregojnë se Ioannis Kirkinezis e informonte rregullisht Berberin për shkelje të rënda nga ana e ndërtuesit dhe për shpërfilljen që po i bëhej rolit të tij si mbikëqyrës, pasi siç i shkruante ai, “ndërtuesi nuk respekton kërkesat dhe udhëzimet e mbikëqyrësit”.

Ankesat kulmojnë në nëntor 2022, kur ai raporton shkelje alarmante sigurie, si fakti që kontraktori po hidhte “betonin pa çelik. Jo i përforcuar”. Ai gjithashtu e paralajmëron Berberin se dizajni i ri i ventilimit nuk kishte “asnjë dispozitë për rastet e zjarrit”, duke shtuar se kjo do të rrezikonte jetën e udhëtarëve.

“Propozimi i ri i Kontraktorit ka të bëjë vetëm me kushtet normale të funksionimit, pa asnjë dispozitë për rastet e zjarrit. Nëse ndodh një incident i tillë, sigurisht që do të ketë viktima,” i shkruan Kirkinezis Berberit.

Ndryshe nga sa paraqitet në pjesën e parë të skemës, ku Berberi është i investuar në komunikimet me Kirkinezis, në këtë pjesë të komunikimeve ku flitet për cilësinë e tunelit, ai shfaqet indiferent.

Kjo indiferencë e frustron partnerin e tij nga Greqia. “A mendoni se ne kemi ndonjë vlerë të shtuar për projektin apo ndonjë funksion?”, shkruan ai, duke u lutur për një takim me Berberin.

Në një mesazh tjetër të cituar në dosje, Kirkinezis i ka thënë Berberit: “Ne jemi në këtë projekt për shkakun tënd DHE PËR TY/JU. Thjesht më trego se çfarë të bëj dhe unë do të ndjek plotësisht këshillat e tua”.

Fati i cilësisë së punimeve është i paqartë në dosje. Në dëshminë e tij në Prokurori, Kirkinezis ka deklaruar se pas komunikimeve të shpeshta me Berberin për cilësinë e punimeve, ai e kishte paralajmëruar se mund të tërhiqej nga mbikëqyrja nëse “ishim të padobishëm”.

“Pas këtij mesazhi është bërë një mbledhje dhe situata u përmirësua. Ndërtuesi po punonte me cilësi dhe siguri si dhe projekti u përfundua në kohë,” tha në dëshmi Kirkinezis./reporter.al

“Doja të υ disja, por më mbajtën fëmijët”, Agron Llakaj rrëfen betejën e dhimbjes pas humbjes së gruas: E përcollëm si nuse

Agron Llakaj, ka ndarë një rrëfim prekës dhe rrëqethës për humbjen e bashkëshortes së tij të ndjerë, Kostandina, e cila u nda nga jeta vitin e kaluar pas një beteje të gjatë me sëmundjen.

Në një intervistë të dhënë së fundmi Llakaj foli për periudhën më të vështirë të jetës së tij – ndarjen nga gruaja që ai e quajti “zemra e familjes”.

“Nuk mora amanet nga Kostandina, nuk pranova. Kam mbajtur më shumë sesa duhet. Nuk mund të pranoja idenë e ndarjes, të fundit, të ikjes së saj”, tha ai.

Aktori kujtoi me dhimbje udhëtimin e fundit në Turqi, ku shpresat për shërim u shuan plotësisht.

“Kur ikëm në Turqi herën e fundit, thikën e mora unë. Doktori më mori mënjanë e më tha se mbaroi. I thashë, ti the 5-6 vjet. Çdo gjë do ta shisnim për jetën e Kostandinës”, shtoi Llakaj.
Për dy javë, aktori e mbajti të vërtetën vetëm për vete, duke gënjyer me qëllim që të mbronte fëmijët dhe bashkëshorten e tij nga realiteti i dhimbshëm.

“Për dy javë nuk e di si rrotullohesha. Ua thashë fëmijëve dhe vazhduam të silleshim sikur s’kish ndodhur gjë. Unë dilja në emision, qeshja në ekran, që ajo të thoshte: ‘Ai qesh, unë jam mirë’”, u shpreh ai.
Një nga momentet më të ndjera që ai ndau ishte ai i lamtumirës së fundit me bashkëshorten

“I thashë vajzës: ‘Zemra e babit, mami e meriton të ikë si një nuse e bukur.’ I kemi bërë grim profesional. Kemi qëndruar të dy aty, duke qarë, duke e grimuar”, tha aktori.
Periudha pas ndarjes ka qenë jashtëzakonisht e rëndë për aktorin, i cili nuk e fshehu se ka kaluar momente dëshpërimi të thellë:

“Për shumë ditë dhe netë nuk kam dashur të jetoj. Doja të ikja, t’i bashkohesha. Fëmijët më janë përgëruar: ‘Babi, jemi ne’”, shtoi Llakaj.

Pse kaq mllef? Deklaratat e papritura të G-Banit për Noizy-n, Mc Kreshën dhe Getoar Selimin

Reperi i njohur G-Bani ka dhënë disa deklarata të papritura për disa nga artistët e njohur shqiptarë.

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Më prit të dielën”, ai sqaroi arsyet e tërheqjes së tij nga “Kënga Magjike”, pas aludimeve se vendimi ishte bërë për vëmendje publike.

“Jo, jo, jo. Unë i prisha punë vetes me atë largim. Mërzita njerëz që i kisha bashkëpunëtorë. U nxitova? Ndoshta. Ta kishin menduar më mirë promon, sepse unë dilja shumë pak. Dua të ndjej energjinë e mirë, ta kishin bërë siç duhej”, – tha G-Bani me sinqeritet.

Në pjesën më surprizuese, agjenti virtual i inteligjencës artificiale, gjeneroi një skenë imagjinare ku G-Bani ndodhej në ashensor me disa figura të njohura të muzikës hip hop.

Pyetja ishte e qartë: si do të sillej me ta?

Për Noizyn, ai u shpreh me tone të forta:

“Është i pabesë. Do më kishte gjuajtur i pari, edhe unë për t’u mbrojtur. Nuk e di kush do fitonte, ndoshta ai se është më i stërvitur… por është i pabesë.”

Ndërsa për MC Kreshën, G-Bani nuk kurseu kritikat:

“Është artist i mbivlerësuar. Duhet ta kuptojë që nuk është më i miri në estradë.”

Edhe për Getoarin, ai dha një koment të prerë:

“Është djalë i keq, shumë i keq.”

SPAK i çon fletëthirrje Sali Berishës për “21 Janarin”

Ish-kryeministri Sali Berisha do duhet të paraqitet të premten në orën 10:00 para SPAK për tu pyetur për krimin shtetëror të 21 janarit, ku 4 protestues u vranë në Bulevard nga plumbat e shtetit.

Ish-kryeministri është thirrur si person që ka dijeni për çështjen.  Që kreu i PD të informohet për fletëthirrjen ajo është dërguar në 3 adresa, në banesën e tij, në Kuvend, si edhe në selinë e Partisë Demokratike. 

Kjo është hera e parë që Berisha do të pyetet nga SPAK për 21 janarin dhe rolin e tij në këtë çështje që tashmë është në hetim nga Prokuroria e Posaçme. 

Disa ditë më parë u pyet edhe Lulzim Basha.

Mbrojtja, industria dhe emigrantët: Zbulohen detaje nga mbledhja e dy qeverive Shqipëri-Itali

Gazeta italiane “Formiche” ka zbuluar detaje nga mbledhja e dy qeverive Shqipëri-Itali, e cila do të mbahet të enjten e ardhshme në Romë.

Do të jetë mbledhja e parë midis dy vendeve.

Italia historikisht ka qenë ndër vendet evropiane më të afërta me Shqipërinë, megjithatë një samit qeveritar nuk është mbajtur kurrë midis dy shteteve.

Më 13 nëntor, Edi Rama dhe Giorgia Meloni “do ta përmbysin këtë trend” kur të takohen në Villa Pamphili, vendi tradicional italian për takime dypalëshe.

Sipas “Formiche”, ky takim i shton një dimension të rëndësishëm politikës së jashtme të Romës, me një këndvështrim drejt Ballkanit dhe Mesdheut.

“Tirana është në listën e pritjes për anëtarësim në BE dhe po bën hapa të rëndësishëm për të mbushur boshllëqet strukturore. Për më tepër, të dy udhëheqësit mburren me një marrëdhënie të mirëvendosur që mund të ndihmojë vetëm një projekt politik të lindur në gusht të vitit 1991, kur 27 mijë refugjatë shqiptarë gjetën strehim dhe një jetë të re në Itali”, shkruan gazeta.

Sipas saj, sot të dy vendet mund të krenohen me disa projekte të hapura, duke përfshirë ato që lidhen me zgjerimin e BE-së, si dhe një rrugë interesante dypalëshe në lidhje me investimet dhe mundësitë e reja, për të mos përmendur qendrat e pritjes të ngritura përtej Adriatikut.

Më 16 maj të vitit të kaluar, gjatë takimit në Tiranë midis Melonit dhe Ramës, u nënshkrua një deklaratë e përbashkët në margjinat e Samitit të Komunitetit Politik Evropian, duke riafirmuar interesin e tyre të fortë të ndërsjellë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe me qëllim pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Të dy vendet kanë një themel të fortë të përbashkët në Traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit të 13 tetorit 1995, si dhe Deklaratën e Partneritetit Strategjik të 12 shkurtit 2010 dhe Protokollin për Forcimin e Bashkëpunimit për Migracionin të 6 nëntorit 2023.

Mbledhja e parë ndërqeveritare Itali-Shqipëri e mbajtur në Romë është vazhdimi natyror i kësaj marrëdhënieje.

Do të jetë një mundësi për të shqyrtuar bashkëpunimin dypalësh dhe për të rënë dakord për nisma të mëtejshme që synojnë forcimin e partneritetit strategjik midis Romës dhe Tiranës, duke identifikuar sektorë kyç si mbrojtja dhe siguria, energjia, migracioni, mbrojtja civile, shëndetësia, mjedisi, zhvillimi ekonomik dhe infrastrukturor, dhe duke u përqendruar në trajnimin profesional në secilin prej këtyre sektorëve të bashkëpunimit.

“Në sektorin e mbrojtjes, Italia do të ofrojë pajisje dhe teknologji, dhe infrastruktura detare dhe e ndërtimit të anijeve do të ndërtohet në Shqipëri për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e anijeve detare dhe zbatimin e nismave të trajnimit teknik dhe profesional. Në sektorin e energjisë, po punohet për zgjerimin e bashkëpunimit bazuar në marrëveshjen trepalëshe midis Italisë, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Shqipërisë të nënshkruar në Abu Dhabi më 15 janar 2025, e cila parashikon prodhimin e energjisë së rinovueshme në Shqipëri dhe një ndërlidhje nëndetëse për energjinë e rinovueshme që lidh Italinë dhe Shqipërinë”.

Duke iu drejtuar migracionit, “do të krijohet një grup i përbashkët pune për të thelluar bashkëpunimin në luftën kundër imigracionit të parregullt dhe për të forcuar aftësitë e patrullimit detar të Shqipërisë”.

Paralelisht, sipas gazetës, është arritur një marrëveshje për të krijuar një “Sistem të Mbrojtjes Civile” në Shqipëri për transferimin e ekspertizës profesionale.

Duke kaluar te kujdesi shëndetësor, të dy vendet do të përqendrohen në shëndetin e nënës dhe të porsalindurit në Shqipëri, me ndërtimin e një departamenti neonatologjik në Spitalin Publik Gliozheni në Tiranë.

“Vëmendje e konsiderueshme do t’i kushtohet gjithashtu zhvillimit ekonomik dhe infrastrukturor, falë marrëveshjes kuadër që njeh zyrtarisht Cassa Depositi e Prestiti në Shqipëri si një institucion financiar zhvillimi. Kjo do të forcojë më tej bashkëpunimin dypalësh ekonomik dhe infrastrukturor, duke përfshirë edhe mbështetjen teknike italiane për krijimin e Bankës së re Shqiptare të Zhvillimit”.

Në këtë drejtim, referuar “Formiche”, krijimi i përbashkët i një qendre panairesh tregtare në Tiranë, të quajtur “ExpoAlbania”, është i afërt.

“Për më tepër, do të vendoset kuadri ligjor thelbësor për zgjerimin e marrëdhënieve, përkatësisht instrumentet ligjore dhe teknike që synojnë forcimin e bashkëpunimit në ekonominë detare dhe zhvillimin e projekteve që lidhen me industrinë e peshkimit në Shqipëri”.

Sipas gazetës, forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit midis SIMEST dhe Këshillit Ekonomik Kombëtar Shqiptar do të ofrohet përmes iniciativave të trajnimit dhe mentorimit për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme italiane dhe shqiptare mbi mundësitë e ndërsjella të tregut, duke nxitur partneritetet dhe investimet. Kapitulli i BE-së: Angazhimi i Italisë për pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian është i rëndësishëm dhe shkon përtej qëllimeve të thjeshta, siç demonstrohet nga dëshira e përbashkët për të identifikuar sektorë specifikë me vlerë të lartë të shtuar për të mbështetur procesin e pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian brenda kuadrit të asistencës teknike ekzistuese para-pranimit.

E së fundmi, “sporti është një mjet për promovimin e marrëdhënieve dypalëshe, të cilat këtë vit panë fillimin e edicionit të 108-të të Giro d’Italia nga Durrësi më 9 maj”.

VIDEO/ Gruaja kap “MAT” FUTBOLLISTIN e njohur duke e trad htuar me një υ ajzë tjetër dhe publikon PAMJET!

Një video private mund t’i kushtojë shumë Moumi Ngamaleu.

Sulmuesi i Dinamos së Moskës dhe i Kamerunit ka qenë së fundmi në qendër të një skandal mediatik që ka marrë vëmendje të gjerë në rrjetet sociale.

Partnerja e tij, artistja ruse Nikki Seey, postoi një video në të cilën pretendon se e ka kapur futbollistin me një grua tjetër në shtëpinë e tyre.

Incidenti, i cili ndodhi një ditë pas ditëlindjes së Nikkit, thuhet se kërkoi ndërhyrjen e policisë pas një konfrontimi të nxehtë midis dy palëve.


Videoja, e cila u bë shpejt virale, shkaktoi reagime të gjera midis tifozëve dhe medias, veçanërisht pasi Ngamaleu mbante veshur pantallona të shkurtra të ekipit kombëtar të Kamerunit kur u regjistrua.

Seey, 25 vjeç, thuhet se kërkoi ndihmën e dy rojeve të sigurisë dhe një miku për të hapur me forcë derën e dhomës së gjumit ku ishin të mbyllur lojtari dhe e dashura e tij. 

Për shkak të këtij incidenti, Ngamaleu thuhet se humbi edhe fluturimin e tij për në kampin stërvitor të ekipit kombëtar të Kamerunit, për të cilin ishte thirrur.

Të enjten, Kameruni do të përballet me Republikën Demokratike të Kongos në gjysmëfinalen e playoff-eve kontinentale.

Sizmiologu i njohur turk shkakton panik: Nuk përjashtohet një tërmet 8 ballësh, situata e pazakontë

Deklaratat e reja të sizmologut dhe gjeologut të shquar turk, Profesor Suleyman Pambal, i cili, duke folur për CNN Turk, iu referua fenomenit të tërmeteve të vazhdueshme që prekin rajonin e Balikesirit, në Turqinë veriperëndimore, po shkaktojnë shqetësim.

Shkencëtari foli për një “situatë të panatyrshme” që të kujton një “stuhi sizmike” dhe paralajmëroi se rreziku i një tërmeti të madh – madje 8 ballë sipas shkallës Rihter – në rajonin e Egjeut është real.

Seria e tërmeteve që filloi pas tërmetit të 10 gushtit në rrethin Sindregi të Balikesirit vazhdon pa u pakësuar, duke shkaktuar shqetësim tek banorët. “Po jetojmë në një situatë të panatyrshme”, tha Pambal, duke shpjeguar se në pak muaj ka pasur më shumë se 15,000 dridhje, me magnitudë që varion nga 4 deri në 6.1 ballë sipas shkallës Rihter. “Ky është një fenomen që të kujton një stuhi sizmike, pasi dridhjet vazhdojnë çdo ditë”, vuri në dukje ai.

Sipas sizmologut turk, dridhjet e forta erdhën nga çarja Sindrgi, e cila i përket zonës së çarjes Simav, një çarje e gjerë gjeologjike që përshkon pjesën perëndimore të Turqisë.

Pambal e krahasoi fenomenin me proceset sizmike të regjistruara më parë këtë vit në Detin Egje, pranë Santorinit, ku ndodhën gjithashtu dhjetëra mijëra tërmete të vogla gjatë një periudhe prej disa muajsh. “Një stuhi sizmike e ngjashme u vu re në zonën e Santorinit, si në Greqi ashtu edhe në Turqinë veriore. Dhe pastaj patëm një numër të madh tërmetesh, një fenomen i lidhur me aktivitetin magmatik”, theksoi ai.

Siç shpjegoi ai, fenomeni nuk është i lidhur drejtpërdrejt me një çarje specifike, por me procese më të thella gjeologjike. “Shkaku i vërtetë i këtyre stuhive sizmike janë sistemet e harqeve greke dhe qipriote, të cilat shtrihen nga Kreta në Rodos. Atje, pllaka tektonike afrikane po zhytet nën pllakën anatoliane”, shpjegoi ai.

Ndërsa skaji verior i pllakës afrikane zbret në mantelin e Tokës, ai i afrohet zonave me temperatura shumë të larta, duke shkaktuar shkrirje dhe rritje të masave magmatike. “Ngritja e këtij materiali të shkrirë shkakton zgjerim dhe rrit presionet, të cilat mund të çojnë në aktivitet sizmik”, shtoi ai.

Dua Lipa vjedh vëmendjen e stadiumit, e pranishme në derbin e Argjentinës

Të dielën e 9 nëntorit u luajt derbi i Buenos Aires ndërmjet Boca Juniors dhe River Plate, në stadiumin “La Bombonera”.

Prezente ishte edhe superylli i muzikës Dua Lipa e cila e përcolli sfidën nga stadiumi, ku u pa me fanellën e Argjentinës.

Dua Lipa e cila është në turneun e saj “Radical Optimism”, para ndeshjes u bë pjesë e tifozllëkut për njërën skuadër, me yllin e muzikës që zgjodhi të mbështeste e pozonte me fanellën e River Plate, para ndeshjes.

Boca Juniors fitoj derbin ndaj Rivdr Plate 2-0, pas golave te shënuar nga Zeballos dhe Merentiel.

Zbulohet emri i shqiptarit që dyshohet se është marrë peng dhe ekzekutuar në Greqi (FOTO)

Është zbuluar identiteti i shqiptarit, për të cilin policia greke po pret analizat e ADN-së, nëse është i njëjti person me atë të gjetur të ekzekutuar me plumb e më pas të djegur në sediljen e pasme të një makine në Skourta të Viotias.

Bëhet fjalë për 27-vjeçarin Sulo Astrit Halili nga Becishti i Tepelenës, i cili rezulton i zhdukur prej pasdites së 4 nëntorit.

Ai mësohet se kishte ikur nga banesa e tij në Halkida dhe prej atëherë nuk ka pasur asnjë kontakt, ndërkohë që mjeti i tij është gjetur i braktisur në Vilia të Athinës.

Halili ka flokë të shkurtër ngjyrë kafe të errët, sy kafe, është 1.70 m i gjatë dhe është i dobët. Ai ka mjekër dhe një tatuazh në krahun e majtë me dy trëndafila, një yll dhe shkronja. Ditën që u zhduk, ai mbante veshur një këmishë të zezë, xhinse të zeza Cargo dhe atlete të bardha.

Zbulohet emri i shqiptarit që dyshohet se është marrë peng

Autopsia e trupit të gjetur të djegur të premten, ka zbuluar se viktima ishte qëlluar një herë me armë zjarri dhe më pas ishte djegur. Ai u gjet me pranga në sediljen e pasme të një mjeti te vjedhur në Glifadha dhe me targa të një mjeti të ngjashëm në Katerini.

Policia dyshon se viktima mund të jetë përfshirë në veprimtari kriminale ose është gjetur në vendin e gabuar në kohën e gabuar. Priten analizat e ADN për të vërtetuar identitetin e tij.

“Nυk kαm k. rγer marrëd.hënie që kυr filloi ρα.ndemia”, rrë fimi i 40-υ jeçαres që të Ιë ρa fjaΙë…

Një grua 40 vjeçe ka rrëfyer për psikologen se si është duke i ecur martesa me burrin që ka 44 vjeç.

Gruaja tregon se që nga pan.demia nuk kanë pasur marrdhënie se.ksuale, duke ndikuar kështu në lidhjen e tyre.

Ajo vazhdon të tregoj që përveç kësaj ai po vazhdon të tregoj se çfarë marrdhë.niesh se.ksuale ka pasur me ish të dashurat e tij, shkruan “The Sun”. 

Psikologa i përgjigjet gruas duke i thënë që duhet të zgjidhet kjo mënyrë e lidhjes dhe për të shpjeguar ndikimin që sjell sjellja e tij mbi ju dhe se ajo duhet të ndalet.

-E dashur psikologe: Jam 40 vjeç dhe jam martuar para vite me një burrë që është 44 vjeç. Ai ishte zbavitës dhe i dashur në fillim, kështu ne ishim vërtet të lumtur.

Mirëpo ka një kohë që qëndron i zemëruar dhe nuk dëshiron të bëjmë se.ks duke më përulur mua në këtë aspekt.

I gjithë ze.mërimi ka filluar nga fillimi i pan.demisë kur ai humbi punën, shkruan “The Sun”. E kuptoj që ai është i zemëruar por më e keqja e kësaj është se më t.allë me histori, duke i përmendur përvojat e tij të kalura se.ks.uale.

Ai më krahason në mënyrë të pafavorshme me të gjitha ish të dashurat e tij dhe madje edhe me ato vajzat të një natë që ai ka pasur.

Ai më tregon se sa se.ksi të shkëlqyeshëm ka pasur me një ish të dashur, të cilen e la mirëpo që në mendje i ka mbetur aventurat që ka pasur me të.

Ai vazhdon të flas për pozicionet e preferuara të ish të dashurve, çfarë i pëlqente me to në shtrat dhe fjalët e nd.yta që përdornin.

Padyshim që edhe unë kam pasur një jetë se.k.suale edhe në të kaluarën, por kurrë nuk do të hyja në detaje për këtë, është e papranushme dhe mizore. Dhe nuk jam e sigurt se do të kujtoja çdo detaj siç bën ai.

Unë e dua, por ai po shk.a.tërron vetëvlerësimin tim, ndonjëherë mendoj se do të doja shumë që ai të largohej.