Gol i çmendur i Arbër Hoxhës! Shënon nga këndi i pamundur dhe vendos duelin mes pretendentëve për titullin (Video)

Arbër Hoxha vazhdon të shfaqë një formë spektakolare në Kroaci, me paraqitje mbresëlënëse dhe me gola të jashtëzakonshëm.

I tillë ka qenë edhe ai i shënuar sot në kampionatin kroat, ku Dinamo Zagreb përballej me kampionët e Rijekës, në një sfidë direkte mes pretendentësh për titullin kampion.

I aktivizuar mes titullarëve, Hoxha pa skuadrën e tij të kalonte në avantazh e më pas të arrihej nga miqtë falë golit të ish-mesfushorit të Tiranës, Merveill. Por në minutën e 84-t, Hoxha tregoi aftësitë e tij me një gol të pabesueshëm.

Ai mori topin në krahun e majtë dhe pastaj nga një kënd i pamundur, lëshoi një goditje të kalibruar që shkoi mbi portierin dhe përfundoi në rrjetë, për t’i dhënë përsëri avantazhin ekipit të Dinamos së Zagrebit.

Ky gol, i treti për Hoxhën në këtë edicion, mjaftoi për t’i dhënë fitoren 2-1 Dinamos e cila kësisoj mori përsëri kreun e renditjes./panoramasport.al

SHIH VIDEON

Arrestoi vëllain e Deputetit të PD-së sepse mori peng një person! Ilir Proda i bën gjëmën Drejtorit të Policisë Korçë

Njoftimi i policisë:

Duke marrë shkas nga ngjarja e fundit e ndodhur në Devoll, ku një 32-vjeçar u mor me forcë nga banesa, për motive të dobëta, u mbajt për disa orë, si dhe ndaj tij u ushtrua dhunë fizike dhe u kanos për jetën, dhe pas një analize të kryer në lidhje me veprimet dhe menaxhimin e situatës, rezultoi se zinxhiri drejtues i DVP Korçë nuk ka përmbushur detyrimet ligjore dhe nuk ka menaxhuar siç duhet situatën, duke sjellë pasoja në imazhin e Policisë në komunitet.

Për sa më sipër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, ka vendosur:

Shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, Drejtues Erion Ahmeti;

“Balluku në SPAK, por Rama nuk e prek”,Vokshi nxjerr zbuluar qëndrimin e qeverisë: Kryeministri nuk e shkarkon dot se…

Deputetja demokrate akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përpiqet të shpëtojë veten duke sakrifikuar bashkëpunëtorët më të afërt.

“Rama do t’i lëshojë të gjithë, mjafton që ai të mos preket. Balluku po trajtohet me preferencë nga ana e SPAK,” u shpreh ajo.

Sakaq ajo theksoi se Rama do të vijojë të mbështesë edhe për pak kohë Ballukun, eri sa të gjejë një zgjedhje që atij mos t’i rëndojë shumë politikisht.

“Rama do vijojë ta mbajë, ta mbështesi edhe pak deri sa të gjejë një zgjedhje që atij mos ti rëndojë shumë politikisht”, tha Vokshi.

Sipas Vokshit, burime të brendshme flasin për një takim mes Ballukut dhe Ramës menjëherë pas daljes nga SPAK, ku kryeministri thuhet se i ka kërkuar dorëheqjen.

“Thuhet se pas daljes nga SPAK, Balluku shkoi te Rama. Ai i ka kërkuar dorëheqjen, por ajo nuk e ka pranuar. Si mund të hetohet një person për një aferë prej 190 milionë eurosh dhe të mos merren masa? SPAK ka informacion voluminoz për të,” – tha Vokshi.

Vokshi ngriti pikëpyetje për mënyrën si po trajtohen rastet nga drejtësia, duke kërkuar trajtim të barabartë për të gjithë zyrtarët nën hetim.

“Si është e mundur që persona të tjerë ndodhen në arrest me burg apo shtëpie për akuza shumë më të vogla, ndërsa Balluku qëndron e lirë? Rama po e mban edhe pak, derisa të gjejë një mënyrë për ta lëshuar,” deklaroi ajo.

“Balluku duhet të ishte shkarkuar nga Edi Rama. Le ta lirojë nga detyra, nëse vërtet beson se drejtësia ka punën e vet. Duhet të përballet me akuzat pa imunitet dhe pa mbrojtje politike,” përfundoi Vokshi.

Gjenden mbetje njerëzore në Shpellën e Kopiles, policia nis hetimet

Mbetje kockore të dyshuara njerëzore janë gjetur në Shpellën e Kopiles në Leskovik, në brendësinë e liqenit termik që u zbulua nga çekët disa muaj më parë.

Sipas informacioneve mësohet se gjatë një ekspedite nga disa shqiptarë, janë gjetur disa kocka që dyshohet se janë njerëzore në një thellësi mbi 100 m.

Këto mbetje janë zbuluar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme dhe nga ana e policisë është ngritur grupi hetimor.

Fillimisht është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes dhe më pas po kryhen edhe veprimet e tjera hetimore nga policia dhe prokuroria e rrethit gjyqësor Korçë për zbardhjen e mëtejshme të rrethanave.

Kush është Bertil Aliaj, autor në masakrën e Çoles i dënuar me 35 vjet burg në mungesë

Policia e Vlorës ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë mbrëmjen e së shtunës në fshatin Gjorm, ku mbeti i vrarë 36-vjeçari Dalan Aliaj.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se autori është kushëriri i tij, Bertil Aliaj, i cili aktualisht është në kërkim dhe është i përfshirë më parë në Masakrën e Çoles.

Pas kryerjes së krimit, Bertil Aliaj është larguar drejt zonës malore përreth, ku dyshohet se fshihet.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë po punojnë intensivisht për kapjen e tij, ndërsa Prokuroria po koordinon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

“Ore po të kërkojnë këta të Gardës”, Braçe kujton momentin kur Fatos Nano i shkoi në shtëpi : Habiti gjithë lagjen

Ndarja nga jeta e liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano, i ka lënë të trishtuar jo vetëm familjarët e miqtë e ngushtë, por të gjitha ata që e njohën dhe bashkëpunuan me të ndër vite.

Një prej tyre është deputeti i PS Erion Braçe i cili në një intervistë për Top Channel ka rrëfyer shumë nga historitë me Nanon, apo bashkëpunimin me të.

Por cili është një kujtim që Braçe e veçon në aspektin njerëzor me ish-kryeministrin?

“Në plan personal, më njerëzor është kur u bëra me vajzë, Fatos Nano habiti gjithë lagjen time… kërkonin nëpër lagje ‘ku e ka shpinë ai’. Një komshiu im i ra derës dhe më tha ‘ore po të kërkojnë këta të Gardës’. ‘Garda mua?’ i thash… një nga ato oficerët më tha ‘po vjen kryeministri, është bashkë me zonjën’. Dhe më erdhi në shtëpi”, rrëfeu ai./TCH

Aksidentohen me makinë dy këngëtarët shqiptarë, ja gjendja tyre

Një ngjarje e papritur ka shqetësuar sot fansat e çiftit të njohur të muzikës popullore, Rita Haziri dhe Fidan Gashi, të cilët kanë qenë të përfshirë në një aksident trafiku.

Sipas raportimeve nga mediat kosovare, përplasja ka ndodhur në një aks rrugor në Kosovë, ndërsa fatmirësisht ngjarja nuk ka pasur pasoja serioze për artistët.

Burime pranë çiftit kanë bërë me dije se Rita dhe Fidani kanë dalë nga mjeti pa lëndime të rënda, ndërsa ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Ata janë transportuar menjëherë në spital për kontrolle mjekësore rutinë, ku pas ekzaminimeve janë lënë të lirë.

Në rrjetet sociale, të dy artistët janë shfaqur të qetë dhe të buzëqeshur, duke falënderuar fansat për shqetësimin dhe mbështetjen. “Jemi mirë, gjithçka është në rregull. Faleminderit për kujdesin tuaj!”, – thuhet në reagimin e tyre pas incidentit.

Sipas dëshmive të para, aksidenti dyshohet se ka ndodhur si pasojë e lagështirës në rrugë dhe humbjes së kontrollit të automjetit, por policia po heton për të përcaktuar shkaqet e plota të ngjarjes.

Ky episod ka ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit dhe kolegët e tyre të skenës, të cilët kanë uruar që artistët të vazhdojnë aktivitetin e tyre pa pengesa.
Rita Haziri dhe Fidan Gashi janë ndër çiftet më të dashura të muzikës popullore shqiptare, të njohur për bashkëpunimet e shumta dhe energjinë pozitive në skenë.

Screenshot

Fatmirësisht, këtë herë rreziku kaloi pa pasoja, duke e kthyer aksidentin në një kujtesë të rëndësisë së kujdesit në rrugë – edhe për ata që janë gjithmonë në lëvizje për t’i sjellë publikut muzikë dhe gëzim.

“Përjetoi përndjekje burgosje, por me …”, ish-kryeministri grek kujton bisedat me Nanon: Më fliste shpesh për…

Ish-Kryeministri i Greqisë, George A. Papandreou, ka reaguar për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos.

Ai ka kujtuar bisedat që ka bërë me Fatos Nanon, teksa i referohet si mik dhe një urë për Ballkanin.

“Lajmi për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos më mbush me pikëllim dhe reflektim të thellë. Fatosi nuk ishte vetëm një udhëheqës politik me rëndësi historike për Shqipërinë, por edhe një mik personal, si dhe një socialdemokrat me të cilin ndanim bindjen se rajoni ynë mund të kapërcejë të kaluarën e dhimbshme dhe të ndërtojë së bashku një të ardhme demokratike dhe evropiane.

E njoha Fatosin në fillim të viteve ’90, në një periudhë kur Shqipëria po dilte nga nata e gjatë e totalitarizmit. Ai i përkiste asaj gjenerate të parë, të guximshme reformatorësh që besonin se liria, demokracia dhe drejtësia sociale mund të zinin rrënjë në një shoqëri që kishte njohur vetëm izolim dhe shtypje. Fatos Nano i dha zë aspiratave demokratike dhe evropiane të popullit shqiptar, duke udhëhequr transformimin e ish-Partisë së Punës në Partinë Socialiste të Shqipërisë, e cila u bë forca kryesore e rilindjes së vendit.

Rrugët tona u kryqëzuan më fort gjatë një prej momenteve më të vështira të historisë moderne të Shqipërisë — gjatë krizës së vitit 1997, kur kolapsi i skemave piramidale e zhytën vendin në kaos. Ndërsa Fatos Nano ishte në burg gjatë pjesës më të madhe të kësaj periudhe të trazuar, ai u lirua pas zbutjes së dhunës dhe tronditjeve politike. Pas lirimit të tij në qershor 1997, ai mori detyrën e kryeministrit dhe luajti një rol vendimtar në rivendosjen e rendit demokratik dhe autoritetit shtetëror.

Në atë kohë, kur Greqia mbante Presidencën e Këshillit të Europës, unë (si Zëvendësministër i Jashtëm) bashkëpunova ngushtë me Nanon dhe institucionet shqiptare për të ndihmuar në konsolidimin e stabilitetit dhe shtetit të së drejtës.

Isha dëshmitar i vendosmërisë së tij për të parandaluar rrëshqitjen e Shqipërisë në konflikt civil dhe i guximit të tij për të rivendosur autoritetin legjitim. Pak njerëz jashtë Shqipërisë mund të kuptojnë sa e madhe ishte ajo sfidë — dhe sa vendimtare ishte udhëheqja e tij për të mbajtur të gjallë kursin demokratik të vendit.

Vendosmëria e tij për ta çuar vendin përpara, për të nxitur pajtimin dhe për të rikthyer besimin tek institucionet publike ishte e dukshme gjatë gjithë asaj periudhe të vështirë.
Udhëheqja e tij, në një moment kur e ardhmja demokratike e Shqipërisë varej në fije të perit, u tregua vendimtare për ta mbajtur kombin në rrugën e rimëkëmbjes dhe reformave.

Fatos Nano ishte një njeri i mendimit dhe i bindjeve të thella. Me profesion ekonomist, ai kuptonte rrënjët strukturore të tranzicionit — nevojën për reforma, por edhe për mbrojtje sociale. Ai besonte se demokracia pa dinjitet është e paplotë. Më fliste shpesh për vizionin e tij për Shqipërinë si një demokraci moderne evropiane, të integruar në familjen evropiane dhe transatlantike, por të rrënjosur në traditat e saj të qëndrueshmërisë dhe krenarisë. Në këtë kuptim, ai ishte një socialdemokrat i vërtetë — duke ndërlidhur lirinë me solidaritetin.

Ai përjetoi përndjekje dhe burgosje pas ndryshimit të regjimit, por u rikthye në jetën publike jo me hidhërim, por me bindjen se pajtimi ishte i domosdoshëm për shërimin e kombit të tij. Karriera e tij e gjatë politike, me ngritjet dhe uljet e saj, pasqyron udhëtimin e trazuar të vetë popullit shqiptar: nga izolimi drejt hapjes, nga varfëria drejt shpresës, nga mosbesimi drejt bashkëpunimit. Nën drejtimin e tij, Shqipëria bëri hapa vendimtarë drejt Bashkimit Evropian, forcoi institucionet e saj dhe nisi procesin e reformave gjyqësore dhe administrative.

Miqësia jonë u ndërtua mbi një mirëkuptim të përbashkët: se paqja dhe përparimi në Ballkan varen nga dialogu, respekti i ndërsjellë dhe bashkëpunimi rajonal. Fatosi dhe unë punuam së bashku për ta promovuar këtë vizion — të një Ballkani që nuk shikon më me frikë brenda vetes, por me besim drejt botës. Ai besonte, ashtu si unë, se demokracia dhe drejtësia sociale janë të pandashme nga paqja dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.

Sot, ndërsa e kujtojmë, duhet të nderojmë edhe trashëgiminë e tij: guximin për të udhëhequr në kohë pasigurie, vullnetin për të bërë kompromis në emër të paqes dhe besimin se popujt tanë mund të kapërcejnë ndarjet e historisë.

Shqipëria ka humbur një nga themeluesit e epokës së saj postkomuniste. Ballkani ka humbur një zë të maturisë dhe arsyes. Dhe unë kam humbur një mik të dashur.

Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij — dhe qoftë jeta e tij një kujtesë se edhe në kohët më të vështira, udhëheqja e udhëhequr nga parimet mund t’i ndihmojë kombet të gjejnë rrugën e tyre drejt demokracisë dhe shpresës”, ka reaguar ai.

“Kujdes se do t’ju kapë polici”, momente pikante nga fushata e Florjan Binajt në Tiranë (Video)

Florjan Binaj ka nisur fushatën. Tashmë kandidati i pavarur për Bashkinë Tiranë ka dalë në terren ku çdo ditë takon qytetarë të ndryshëm.

Sot, ai ka dalë te zona e Liqenit Artificial ku nuk mungojnë edhe batutat.

Pjesë nga takimet:

Florjan Binaj: Kujdes se do t’iu kapë polici (iu drejtohet dy të miturve në monopatina)

Florjan Binaj: Nuk i kap polici se nuk i kap as ligji.

Qytetarja: Ju uroj me shpirt suksese!

Florjan Binaj: Shumë faleminderit!

Qytetari: Si gjys fushate ma merr mendja…

Florjan Binaj: Si gjys fushatë.

Qytetari: Suksese!

https://www.facebook.com/watch/?ref=embed_video&v=805062968821571

Horoskopi për ditën e sotme, e Diel 2 Nëntor 2025

Dashi

Dite goxha e trazuar dhe e mbushur me mosmarrëveshje kjo e sotmja. Asgjë nuk ka për te shkuar ashtu si ju e kishit ëndërruar. Për beqaret ambienti do jete mjaft i përshtatshëm për te filluar histori dashurie. Përgatituni për ndryshime te mëdha. Ne planin financiar situata do vazhdoje te jete delikate. Nuk do arrini dot ta stabilizoni gjendjen dhe te shpenzoni aq sa doni.

Demi

Do keni dëshira te çmendura gjate kësaj dite ju qe jeni ne çift, por partneri nuk do arrije t’ua plotësojë dot te gjitha. Tregohuni te kuptueshëm dhe kënaquni edhe me pak. Për beqaret pritet te vijnë dashuri me shikim te pare. Do i shihni gjerat me një sy tjetër sot. Problemet financiare do fillojnë një e nga një te zgjidhen. Do jeni disi me te qete kur te shpenzoni.

Binjaket

Dite shume e qëndrueshme dhe aspak negative kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do kuptoheni edhe me shikime me partnerin dhe gjerat do ecin me se miri. Beqaret do marrin fryme lirisht sepse do e gjejnë personin e duhur. Ne planin financiar duhet te luftoni fort për ta ndryshuar sa me shpejt situatën. Gjendja mund te përkeqësohet tej mase po i late gjerat pas dore.

Gaforrja

Nëse jeni ne një lidhje, mos bëni gabim sot te joshni persona te tjerë sepse do e lëndoni tjetrin dhe do shkatërroni gjithçka te bukur qe keni ndërtuar. Beqaret nuk do e marrin as sot guximin dhe te dalin neper takime. Serish do mbeten vetëm. Ne planin financiar ka ardhur koha te bëni disa kufizime. Po nuk bëtë ekonomi sot situata do dale jashtë kontrollit.

Luani

Çdo gjë do jete shume e thjeshte për ju te dashuruarit sot. Do i shtoni dozat e komunikimit dhe gjerat do ecin ne rrugën e duhur. Beqaret duhet te tregohen me te hapur dhe te mos mbyllen ne vetvete. Vetëm ne këtë mënyrë mund te realizojnë takimet e duhura. Çështjet financiare do jene goxha delikate. Kujdes me çdo shpenzim qe do kryeni.

Virgjeresha

Dite e mbushur me momente te lumtura kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni aq mire pranë atij qe dashuroni saqë nuk do doni te ndaheni për asnjë çast. Beqaret nuk do e ndiejnë nevojën e një personi ne krah dhe do mbeten me te njëjtin status. Ne planin financiar do jeni te vendosur ta përmirësoni situatën dhe me pak mund do ja dilni mbanë.

Peshorja

Marrëdhënia me partnerin do jete goxha e ngrohte gjate kësaj dite. Do gjeni fjalët e duhura për te ruajtur një komunikim te ngrohte dhe gjerat do ecin për mrekulli. Beqaret do takojnë persona interesante, por nuk do ndihen ende gati për te hedhur ndonjë hap me tej. Para se te shpenzoni reflektoni njëherë për gjendjen financiare ne te cilën ndodheni. Kështu do shmangni problemet.

Akrepi

Priten ndryshime drastike gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Partneri do ju surprizoje ne çdo moment dhe do ju beje te ndiheni sa me mire. Beqaret gjithashtu do kenë një dite harmonike dhe te mbushur me takime mbresëlënëse. Gjendja e financave do varet nga sjellja juaj kohet e fundit. Po keni shpenzuar pa mbarim do keni vështirësi te mëdha.

Shigjetari

Dite goxha e ndërlikuar dhe delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do merreni vesh me partnerin dhe nga ana tjetër do këmbëngulni gjithë kohës qe te dale e juaja. Beqaret do vazhdojnë te njihen me disa persona, por pa arritur te konkretizojnë një lidhje. Financat do jene te mira. Do e keni me te lehte te kryeni shpenzimet e dëshiruara.

Bricjapi

Do jeni nostalgjike sot ju te dashuruarit dhe me shume gjase do mendoni për te kaluarën. Kjo do ju beje edhe me melankolike dhe here pas here do mërziteni. As partneri nuk do ju nxjerre dot nga ajo gjendje. Beqaret do marrin ftesa interesante nga disa persona qe i njohin. Financat do jene te mira kështu qe mund t’i kryeni shpenzimet e domosdoshme.

Ujori

Gjate kësaj dite duhet te tregoheni shume te kujdesshëm ne jetën tuaj ne çift. Nga momenti ne moment mund te ketë mosmarrëveshje te cilat do jete e vështirë te zgjidhen shpejt. Beqaret do ndihen mire edhe ashtu si janë prandaj nuk do kërkojnë dike ne krah. Plutoni do ju nxite te tregoheni te kujdesshëm me financat. Gjendja do jete e qëndrueshme.

Peshqit

Te dashuruarit me mire ta lënë veten te lire dhe t’i marrin gjerat si t’iu vijnë. Do ndihen edhe me mire. Ju beqaret do tërhiqeni mjaft sot nga një person i cili nuk është aspak i përshtatshëm, por qe do mundohet t’iu joshe me mënyrë te veçanta. Mundohuni te mos bini pre e tij. Financat do ua mbroje gjate gjithë kohës Jupiteri. Nuk pritet asnjë vështirësi.