22-vjeçαri tentοi ta përdhunοnte, publikοhet videοja kur e reja ndίqet në hyrje të shtëpisë
Një ngjarje e denoncuar gushtin e kaluar nga një 22-vjeçare në Neo Kosmos Greqi për të tentativë përdhunimi është rikthyer në qendër të vëmendjes në vendin fqinj.null
Autoritetet kanë marrë një video të dorëzuar nga 22-vjeçarja dhe avokatët e saj të cilët e shoqëruan gjatë proçesit gjyqësor.
Sipas mediave greke, 22-vjeçarja ngriti padinë verën e kaluar ku sipas saj më 6 Gusht të 2020 ajo u sulmua në hyrje të shtëpisë së saj në zonën e Neo Kosmos.
Gruaja e re, siç pretendoi, kishte bërë një luftë të vërtetë me dhunuesin e saj i cili u përpoq të hiqte rrobat e saj,
ajo arriti të hiqte maskën dhe të shihte fytyrën e tij ndërsa, siç thotë ajo, fytyra e autorit të krimit është regjistruar qartë në video.
Pas zbulimit të veprimit të 22-vjeçarit, viktima e identifikoi atë në departamentin e Nea Smyrni,
ndërsa dosja e çështjes që iu ngarkua një prokurori u përcoll sot në Departamentin e Nea Smyrni në mënyrë që të hetonte krimin e përdhunimit në tentativë.
Pas procesit gjyqësor të vajzës që ishte paraqitur në mënyrë anonime dhe tani pas njohjes që u bë e personifikuar,
hetimet e Policisë Greke krijuan të dhëna të reja në këtë çështje.
Tani, cikli i sulmeve është hapur dhe çështje të tjera po hetohen me studentin e ri si autor.
22-vjeçari është lënë i lirë deri në seancën e rradhës e cila është lënë për në 14 Maj.