22-vjeçarja ndalohet në aeroport, por nuk do ta besoni se ku i kishte fshehur 3 kg kokainë

    0
    362

    Aeroporti i Bogotas në Kolumbi është përballur me një situatë të pazakontë, duke ditur faktet për drogërat në këtë shtet. Pasi i është bërë skanimi një gruaje nga Hondurasi, si procedurë e rregullt në çdo aeroport të botës, në trupin esaj është dalluar një substancë e dyshimtë.

    E pabesueshme, por gruaja kishte plot 3 kilogramë kokainë në impiantet e gjoksit të saj.

    Ajo po udhëtonte drejt Spanjës, pro sa keq që udhëtimi i saj u ndërpre nga rrezet e skanimit/ Pas ekzaminimeve nga sigurimi i aeroportit, në gjoksin e 22-vjeçares u gjet një substancë narkotike e panjohur dhe ë lëngshme, çka shtyu zyrtarët të bëjnë testet dhe analizat ku më pas rezultoi se substanca e lëngshme ishte e llojit të kokainës dhe e gatshme për tu përpunuar.

    22-vjeçarja u arrestua në vend nga autoritetet kolumbiane dhe akuza është “kontrabandimi i drogës”, por pyetja është si do ja bëjë vajza me gjoksin tani që i duhet ta heqë “kokainën” prej tyre?!