/23 KRlMET e Berishës që do rrëfejë Izet Haxhia në SPAK; v rasje, akte TERRORlSTE , grusht shteti dhe plan për hedhjen në e rë të Ambasadës Amerikane

23 KRlMET e Berishës që do rrëfejë Izet Haxhia në SPAK; v rasje, akte TERRORlSTE , grusht shteti dhe plan për hedhjen në e rë të Ambasadës Amerikane

Një nga arsyet se pse Sali Berisha lufton prej 22 vitesh për jetë a vdekje kundër hapjes së dosjes së vrasjes së Azem Hajdarit, ka të bëjë jo vetëm me zbulimin e të vërtetave tronditëse të vrasjes së shekullit, që mbulohen nga kupola politike e Tiranës në bashkëpunim me drejtësinë, por me frikën e dokumentimit para drejtësisë së re të një sage krimesh të tjera.

Dëmshmitari kyç dhe i gjallë i krimeve të Sali Berishës është pikërisht Izet Haxhia, për të cilin ka pasur përpjekje të vazhdueshme për ta eleminuar gjatë arratisë në Turqi, por edhe në burg në Shqipëri.

Izet Haxhia ka qenë një nga njerzit më të besuar të Sali Berishës, truprojë e tij, por edhe segment për të realizuar shumë punë të zeza. Haxhia, sot i penduar, ka organizuar grushtin e shtetit të 14 shtatorit 1998, me porosi të Sali Berishës, dy ditë pas vrasjes së Azem Hajdarit. Berisha shfrytëzoi vrasjen e Azem Hajdarit jo vetëm për të hequr qafet një rrezik që i kanosej prej vitesh pozitave të tij në PD, por edhe për të marrë pushtetin.

Nuk ka dyshime se Azem Hajdarin e vrau Fatmir Haklaj, por mister mbeten rrethanat dhe njerëzit që e çuan Azem Hajdarin te Fatmir Haklaj. Berisha, më pas akuzoi dhe Izet Haxhinë si pjesë të organizimit të vrasjes, kur në fakt Izetin e përdori për realizimin e grushtit të shtetit. Por, nëse roli i Berishës në eleminimin e Azemit mbetet i errët, Berisha, sipas Izet Haxhisë, ka urdhëruar kryerjen e disa prej krimeve më të rënda në historinë e pluralizimit. Izeti pret rihapjen e dosjes së vrasjes së Azem Hajdarit për të rrëfyer sagën e krimeve të Berishës, rrëfim i cili pritet të vërë në pozita shumë të vështira SPAK-un. Akuzat janë nga më të rëndat dhe nëse faktohen nga drejtësia, Berisha rrezikon disa burgime të përjetshme.

Izet Haxhia ka deklaruar se Sali Berisha ka ideuar dhe i ka kërkuar atij të bombardonte Ambasadën Amerikane, të cilën e shikonte si rrezik për pushtetin e tij. Izet Haxhia thotë se e ka refuzuar këtë porosi kriminale dhe se është gati të rrëfejë detaje në SPAK.

Sipas Izet Haxhisë, Berisha ka urdhëruar rrëmbimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës si dhe vrasjen e luftëtarëve të UÇK, përfshirë edhe Ilir Konushevcin. Haxhia pretendon se Berisha fshihet pas akteve terroriste ndaj shtyllave të tensionit të lartë, bombave në Tiranë, djegies së redaksive të gazetave, tritolit ndaj shtëpisê së Zenepe Lukës si dhe kishte planifikuar vrasjen e Arben Imamit, Skënder Gjinushit etj. Izeti është gati të rrëfejë detaje se Berisha fshihet pas vrasjes së Azem Hajdatit dhe konfliktit në Tropojë, me mbi 200 viktima.

Krimet e Berishës për të cilat do rrëfehet Izet Haxhia:

1) Ngjarjet tragjike të 2 Prillit 1991

2) Vrasjet në shkollën e Bashkuar

3) Ngritjen, bekimin, manipulimin, e firmave Piramidale e përvetësimin e miliardave nëpërmjet përdorimit të pushtetit politik dhe Shërbimit Informativ Kombëtar.

4) Manipulimit dhe vjedhjes së votave në çdo votim të rradhës, nëpërmjet blerjeve, favoreve, frikës, disinformimit dhe nxitjes së anarkisë dhe kaosit.

5) Djegia e gazetës “Koha Jonë” tritoli në shtëpinë e gazetares Zenepe Luka.

6) Organizator dhe shtytës i funksionimit të linjës së tritolit, sa herë që i është dashur të destabilizojë situatat politike, juridike, ekonomike, shoqërore e sociale në vend.

7) Ai është përgjegjës për vjedhjen e floririt në Kërrabë, aktin e dytë e përfundoi Ilir Meta.

8) Vrasja e zhdukja pa lënë gjurmë nëpërmjet marionetës së tij Ilir Kumbaro, e atdhetarit Remzi Hoxha.

9) Hapja e depove të armatim- municioneve, dhe përgatitja e paramilitarëve në Dajt, në Tiranë e gjetkë për të sulmuar jugun e vendit. Nxjerrja e urdhrave përkatës për operacione ushtarake ndëshkuese në jug, duke planizuar edhe bombardim edhe përdorim të lëndëve helmuese-luftarake edhe këputje të nyjeve të transportit, si ura, mbikalime, përdorimin e njërëzve të infiltruar.

10) Veprimet anti kushtetuese, u finalizuan me këtë rast duke vendosur në krye të operacioneve shfarosëse anti kombëtare, shefin e shërbimit sekret, po aq bashkëpërgjegjës në këto krime, Bashkim Gazidede.

11) Ai është përgjegjës gjithashtu për një sërë vrasjesh tragjike në rrethin e Tropojës. Gjithçka filloi me vrasjen në Qafë Luzh, ku mbeti viktimë Shkëlqim Haklaj.

12) Ai është përgjegjës dhe duhet të përgjigjet e të japë shpjegime edhe për vrasjen e Ilir Konushevsit, të UÇK.

13) Ai ideoi dhe më kërkoi të bombardoja Ambasadën Amerikane.

14) Ai është përgjegjës penalisht edhe për planifikimin djallëzor, të vrasjes të Skënder Gjinushit, të Zabit Brokës, të Arben Imamit etj.

15) Ai është përgjegjës penalisht për porosinë e përdorjes të çdo lloj mjeti, si telekomandë snajper, çipa me telekomandë, etjerë për të zhdukur çdo gjë që u takonte dhe kishte lidhje me Haklajt.

16) Ai është përgjegjës penalisht, për veprimet dhe përpjektjet e tij, intrigante për të n’a asgjesuar ne të tre vëllezërve, mua, Izet Haxhia, Ismet Haxhia dhe Isamedin Haxhia.

17) Ai është përgjegjës penalisht personalisht për kurthin dhe eleminimin e Azem Hajdarit.

18) Ai është arkitekti i grushtit të shtetit të 14- Shtatorit. Dhe kthimin e selisë së PD-së në një fortesë militare dhe të rrezikshme për përçarje kombëtare.

19) Ai është përgjegjës penalisht për atë çfarë ndodhi në supermarketin “VEFA”.

20) Ai duhet të përgjigjet penalisht për zhdukjen e miliona lekëve shqipëtare, si dhe krejtësisht valutës nga banka shtetërore e Shkodrës, për të cilat ekzistojnë shifra reale dhe janë justifikuar me fjalët u “vodhën” shtrohet pyetja nga kush?!.

21) Ai mban përgjegjësi penalisht, gjithashtu pas nxjerjes nga mënga, “AS-in” Leka Zogu, të cilin e nisi drejt “pushtetit” dhe që u mbyll me disa viktima të pafajshme.

22) Ai mban përgjegjësi penalisht gjithashtu, edhe për instrumentalizimin e situatës nëpërmjet bashkëpunumit me marionetën e vet Bujar Bukoshi.

23) E fundit, ai mban përgjegjësi penale për porosinë e vrasjes time në mërgim duke vënë në dispozicion 1,000,000 euro. Sikur të mos i mjaftonte intriga e akuza e montuar prej tij për t’më faturuar një krim që kurrë se kam kryer./Pamfleti