/“25 janari afati i fundit i aplikimeve”, BE jep Iajmin e mirë për Shqipërinë

“25 janari afati i fundit i aplikimeve”, BE jep Iajmin e mirë për Shqipërinë

Bashkimi Europian do të japë 100 milionë euro për të mbështetur modernizimin e bujqësisë shqiptare në 10 vitet e fundit.

Lajmin e ka dhënë ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, i cili u bën apel fermerëve që të aplikojnë deri më 25 janar për të përfituar nga fondet e IPARD.

“Unë inkurajoj fuqimisht fermerët, agrobizneset dhe kompanitë bujqësore që të jenë pro-aktivë dhe të shfrytëzojnë mundësitë e hapura me fondet IPARD të BE-së.

Nëse keni ide dhe ëndrra për aktivitetin tuaj, tani është koha të shfrytëzoni rastin tuaj! Ju keni deri në 25 janar për të aplikuar”, shkruan Soreca.

Sipas tij Evropa do të mbështesë fermerët për të zhvilluar një sektor të qëndrueshëm agro-ushqimor që respekton mjedisin,

në mënyrë që qytetarët të shijojnë ushqimin e prodhuar me standarde.