26-vjeçarja vrau vjehrrën, ora e dorës zbulon gjithcka …

    0
    927

    Vrasjet dhe dhuna në familje janë probleme mëse aktuale, jo vetëm në ambientin shqiptar, por më shumë në botë. Në këtë lajm bëhet fjalë për një vajzë e re, e cila është duke u përballur me akuzën e vrasjes. Ajo dyshohet si autorja e krimit të vjehrrës së saj 57 -vjeçares, Myrna Nilsson. Ngjarja ka ndodhur 18 muaj më parë.

    Policia pohon se 26-vjeçarja nga Mount Gambier, në jug-lindje të Adelaide, Australi të ketë gënjyer në dëshminë e saj. Ajo ka deklaruar në polici se vjehrra e saj u sulmua nga një grup personash  të cilët i kishin hyrë në shtëpi. Gjyshja Myrna Nilsson, e cila ka lindur në Filipine, u gjet e vdekur në lavanderinë e shtëpisë së saj në shtator të vitit 2016.

    Foto/ 26-vjeçarja vrau vjehrrën, trupi i pajetë e gjendet nga fqinjët, ja e vërteta

    Por së fundi të dhënat e rikuperuara nga ora inteligjente, tradhtuan versionin e dhënë nga Caroline dhe zbuluan momentin e saktë ku viktima ka ndërruar jetë. Tre orë pas agresionit, trupi i gruas ishte gjetur nga fqinjët e shtëpisë me duar dhe fytyrë të lidhur nga një ngjitës natriband, ku dalloheshin qartë shenjat e plagëve të agresionit. Por një tjetër version të historisë e ka dhënë pikërisht “Apple Watch”, i cili ka zbuluar momentin e saktë kur zemra e viktimës pushoi së rrahuri. Kështu, prokurori Carmen Matteo ka sjellë prova të reja në gjykatë, që përgënjeshtrojnë dëshminë e vajzës.

    Në fakt duket pikërisht se ka qenë një histori e përgatitur në tryezë. Mjeku ligjor ka analizuar provat e “smartwatch” të mbajtur nga viktima. Dukej qartë se gruaja është sulmuar dhe vrarë në 7 minuta, nga 18:38 deri në 18:45. Mbi bazën e këtyre të dhënave, teza e nuses rezulton absolutisht false. “Informacionet e ‘Apple Watch’, janë një provë vendimtare për të treguar falsitetin e dëshmuar nga e akuzuara në polici”, ka deklaruar prokurori. Çështja do të rinisë në gjykatë, dhe e akuzuara do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës të enjten.