27 υjeçarja e akuzoi se kishte gisht në djegien e makinës së saj, reagon deputeti i PD: Do e padis për shρifje, nuk mbaj përgjegjësi për…

Deputeti demokrat, Bledion Nallbati ka reaguar pas akuzave të bëra nga shtetasja Deizi Arapi, makina e së cilës u shkrumbua nga flakët për të dytën herë.

Nallbati është përgjigjur për Fax News duke thënë se ishte i habitur nga akuzat që kishte bërë 27 vjeçarja. Më tej ai sqaroi se kishte pasur thjesht një konflikt verbal me të renë gjatë kohës që kishte qenë kryebashkiak ndërsa shtoi se nuk mund të mbante përgjegjësi për secilin punëtor të tij.


Në përfundim të reagimit, Nallbati tha se sapo të kthehej nga Gjermania do të padiste Arapin për shpifje.

“Jam i habitur nga këto akuza. Une kam patur vetëm një konfkikt verbal kur isha kryebashkiak, por asgjë me tepër. Besoj se është nxitur nga dikush tjeter për të bërë këto akuza.

Sa i përket punëtorit tim nuk mbaj përgjegjësi për cdo punëtor qe kam me kë zihen dhe cfarë bëjnë. Sapo të kthehem nga Gjermania do të bej një kallzim për shpifje”– u shpreh deputeti i PD.

SHIKO VIDEON KËTU