Interi ka refuzuar një ofertë prej 20 milionë eurosh nga një klub në Premier League për mesfushorin Kristjan Asllani.
Kjo sipas gazetës italiane FCInterNews, por pa zbuluar se cili ësht ekipi që ka bërë ofertën. Ata raportojnë se te Interi vazhdojnë të kenë besim të plotë te 22-vjeçari shqiptar.
Asllani nuk është aktivizuar gjithmonë në njëmbëdhjetëshen e Interit këtë sezon, duke mbetur një opsion rezervë.
Asllani iu bashkua Interit nga Empoli në verën e vitit 2022 si rezervë për Marcelo Brozovic. Sidoqoftë, ishte Hakan Calhanoglu ai që doli si mesfushori i parë i Interit.
Ndaj Asllani ka qenë rezerva kryesore e Calhanoglu në skuadër.
Duke marrë parasysh rëndësinë e Calhanoglu për skuadrën, nuk ka qenë e lehtë për Asllanin që ta zhvendosë turkun nga formacioni.
Dhe gjatë një periudhe të këtij sezoni ku Calhanoglu ishte jashtë me një dëmtim, Asllani gjithashtu vuante nga një problem.
Prandaj, lojtarë si Nicolo Barella dhe Piotr Zielinski u detyruan të luanin në mesfushë në vend të tij.