30 miliardë lekë pasuri dhe 1 apartament 1.9 milionë euro, historia e dështăkut që po merr në qafë PD-në
Agron Shehaj zotëron një apartament 2.3 miliardë lekë në Milano me paratë e shfrytëzimit të të rinjve në call-center, kërkon votat në Tiranë për t’u bërë deputet, Vlora e refuzoi në vitin 2017, por Basha e futi në listën e Tiranës për shkak të interesave financiare
Qytetarët e Vlorës e refuzuan, duke e larguar nga dera, por Lulzim Basha e futi sërish nga dritarja në Tiranë.
Bëhët fjalë për skllavopronarin modern Agron Shehajn, ikonë e shfrytëzimit mizor të të rinjve në call-center dhe simbol i pasurisë marramendëse, origjinën e të cilës është kujdesur ta retushojë, mbulojë dhe ta veshë me përralla, përmes një propagande sistematike.
Agron Shehaj mund të jetë i suksesshëm si skllavopronar, por është simbol i modelit të personazhit politik që refuzohet nga qytetarët me votë, por që u imponohet sërish zgjedhësve, duke shënuar emrin e tij në fletën e votimit, falë lidhjeve me kryetarin e partisë dhe suportit të këtij të fundit, i cili këmbëngul për ta bërë politikan Shehajn me pahir.
Në zgjedhjet parlamentare të 2017, Lulzim Basha ‘nxori nga xhepi’ biznesmenin Agron Shehaj duke e vendosur në krye të listës në Vlorë. Themi nga ‘xhepi’ pasi Shehaj nuk kishte një vijimësi ngjitje në PD, por u katapultuar, siç ishte katapultuar vetë Basha në vitin 2005.
Kryesimi i listës së partisë kryesore në opozitë ka edhe përgjegjësi, sa i takon rezultatit. Dhe rezultati i PD në zgjedhjet e 2017 ishte katastofik. Partia Demokratike mori vetëm 23 mijë vota ose 21 %. Dy vite më parë, në zgjedhjet e 2015, kandidati i PD-së Genc Deromemaj, edhe pse humbi garën për Bashkinë e Vlorës, kishte marrë 30 % të votave. Dhe në vitin 2017, PD-ja kishte përfshirë edhe aleatët në lista, pasi në të kundërt mund të dilte me 15 mijë vota.
Rezultati në zgjedhjet e 2017 ishte një mesazh i qartë për Agron Shehajn dhe Lulzim Bashën: Qytetarët e Vlorës refuzonin modelin e tyre. Megjithatë, duke menduar se për shkak të pasurisë përrallore mund të mbledhë vota, Lulzim Basha e refuzoi mesazhin votuesve të Vlorës, duke mos e lëshuar Shehajn. Në kushtet kur për shkak të sistemit të ri elektoral Shehaj mund të mos zgjidhej deputet në Vlorë edhe po të vendosej në krye të listës, Basha i gjeti një vend të sigurt në Tiranë, duke e renditur të gjashtin. Edhe nëse Shehaj merr më pak vota se Flamur Noka për shembull që është i renditur i 14, ai sërish bëhet deputet për shkak të renditjes në zonë të sigurt. Gjithsesi, zgjedhjet e 25 prillit do të tregojnë se sa vota do të marrë skllavopronari modern Agron Shehaj në Tiranë, i cili prej 4 vitesh i imponohet PD-së për shkak të lidhjeve të interesave me Lulzim Bashën.
Agron Shehaj, i cili pretendon se do të mbrojë interesat e qytetarëve në ish-Bllok dhe tek ish-Fusha e Aviacionit, ka një pasuri me vlerë rreth 30 miliardë lekë.
Shehaj është deputeti më i pasur në historinë e parlamentit shqiptar, me pasuri të deklaruar. Shehaj vetëm një apartament në Milano, me sipërfaqe 204 m2, e ka deklaruar vlerë. 1.9 milionë euro ose rreth 2.3 miliardë lekë. Sigurisht me këtë pasuri, Shehaj nuk do e ka mendjen tek paga e deputetit, por përmes politikës si një politikan i pavotuar, do të mbrojë bizneset e tij./Pamfleti
