42-vjeçari hidhet pa parashutë nga 7620 metër lartësi (Video)

    0
    287

    Amerikani Luke Aikins është njeriu i parë që është hedhur nga një lartësi prej 7620 metër pa parashutë, duke u ulur i sigurt në rrjetë.
    Gjatë rënies, e cila zgjati 2 minuta dhe që u transmetua ‘live’ në televizion, 42-vjeçari arriti shpejtësinë 193 km/orë.

    Alkins, i cili ka realizuar më shumë se 18 mijë hedhje nga lartësitë, e ndërmori aktin e guximshëm, nga Simi Valley, në jug të Kalifornisë.

    Pas hedhjes, ai zbriti i lumtur nga rrjeta dhe përqafoi gruan dhe djalin e tij. “Më duket sikur jam ende në ajër, është e pabesueshme”, ka rrëfyer ai.
    Më poshtë shihni pamjet në Video: