50 Cent ofendon rëndë prezantuesen

    0
    253

    50 Cent dhe Wendy Williams janë përfshirë në një luftë të vërtetë. Dyshja e famshme ka nisur ofendimet ndaj njëri-tjetrit në rrjetet sociale pasi prezantuesja, Wendy, tha gjatë programit të saj se ylli i pop-it duhet të bënte diçka në jetë.

    Komentet e saj erdhën si pasojë e planeve të reperit, i cili do të organizonte një festë në mbështetje të fëmijëve për 21 vjetorin e djalit të tij.

    Në përgjigje të kësaj deklarate, 50 Cent, ka publikuar në Instagram një foto të Wendy e veshur me bikini në plazh, ku e quan të shëmtuar.

    Ai gjithashtu i është referuar lajmit që bashkëshorti e kishte tradhtuar Wendy për 10 vite rresht me një terapiste 32-vjeçare, duke shkruar se bashkëshorti i saj nuk ishte një burrë i keq por kishte nevojë për një femër të vogël pasi ajo është e shëmtuar.

    Por 50 Cent nuk e mbylli me kaq. Ai më vonë publikoi një foto të Wendy, duke e krahasuar me një foto të Ron Perlman, të veshur si Vincent, marrë nga seriali “E bukura dhe Bisha”.