‘6 muaj me Kajan’, fjalët e Ajolës për të birin janë më të bukurat që do dëgjoni sot

    0
    237

    Ditën e sotme, vogëlushi i Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt dhe partneres së tij, Ajola Xoxës, mbush plot 6 muaj që nga ardhja e tij në jetë.

    Nëpërmjet një fotoje në Instagram, Ajola i ka uruar të birit 6 mujorin, duke dhënë për të dhe për të gjithë bebushat e tjerë një mesazh tepër të rëndësishëm për të ardhmen e tyre.

    “6 muaj me Kajan sot ! Ndërkohë si sot përpara 76 vitesh botohej për herë të parë “Princi i vogel” i Saint Exupery-së, një ndër librat që fëmijët duhet me patjetër të lexojnë. Po shkëpus një pasazh të vogël, një mësim për Kajanin dhe të gjithë bebat:

    “Nëse do të ndërtosh një anije, mos i mblidh burrat e gratë për t’u dhënë urdhra, për t’u treguar si ndërtohet. Nëse do të ndërtosh një anije, bëj të lindë në zemrat e tyre dashuria për detin. Ata do ta ndërtojnë vetë anijen”, shkruan Ajola krahas fotos.