94 νota ΡRO nga PS dhe PD, Kuνendi i Shqipërisë miraton hαpjen e ρΙotë të DOSJEVE të ish-Sigurimi të Shtetit!

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me shumicë votash PRO hapjen e plotë të dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit. Me kërkesë të Autoritetit të Dosjeve dhe me mbështetjen e PS dhe Grupit të PD të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, i hapet rrugë verifikimit të personaliteteve, që mund t’i kenë shërbyer ish-Sigurimit.

Projektligj “Për një ndryshim në ligjin nr.45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për dokumentat e Ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, të ndryshuar. – 94 PRO, 1 ABSTENIM, 0 KUNDËR

Përmes votimit të sotëm, shfuqizohen komisioneve e njohura si “Bezhani” e “Mezini”, duke i dhënë të drejtë Autoritetit të Dosjeve të rivlerësojë figurën e zyrtarëve të pajisur me certifikatë pastërtie. Indicja për këtë ndryshim erdhi pas dosjes së shtetasit I.M.

Projektligjet e miratuara në fund të seancës së sotme plenare:

  • Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin shtesë për projektin e zhvillimit të integruar urban dhe turizmin”  –  74 PRO, 1 ABSTENIM DHE 21 KUNDËR
  • Projektligj “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin e dytë shtesë të Konventës për Krimin Kibernetik mbi Bashkëpunimin e Zgjeruar dhe Zbulimin e Provave Elektronike”  –  98 PRO, 0 ABSTENIM, 0 KUNDËR
  • Projektligj “Për një ndryshim në ligjin nr.45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për dokumentat e Ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, të ndryshuar.  – 94 PRO, 1 ABSTENIM, 0 KUNDËR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *