Një autobus që transportonte nxënës shkolle doli nga rruga dhe ra në një humnerë në rajonin e Kashmirit të Indisë, duke vrarë 11 persona dhe duke plagosur 29 të tjerë.
Sipas të dhënave paraprake, autobusi ka rënë nga një lartësi prej 250 m, për shkak të përgjumjes së drejtuesit të tij.
Autoritetet thanë se numri i viktimave mund të rritet më tej pasi shumë prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Për këtë tragjedi reaguan zyrtarët më të lartë shtetërorë, të cilët shprehën ngushëllimet e tyre për familjet e viktimave dhe kërkuan hetim për ngjarjen.