Vetëm pak çaste më parë në një portal në Shqipëri ka qarkulluar lajmi se ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka dhënë dorëheqjen.
Portali në fjalë thotë se dorëheqja e Xhafajt vjen pas audi-përgjimit të vëllait të tij, të publikuar sot nga Partia Demokratike.
Por moderatori i “Real Story”, Sokol Balla ka kontaktuar me zëdhënësin e Ministrisë së Brendshme, Ardi Bita, i cili ka deklaurar se lajmi është i rremë.
“Sapo dola nga zyra e ministrit dhe mund të them që lajmi për dorëheqjen e Xhafajt është i pavërtetë”, ka deklaruar Bita.