A e dini se mesatarisht një familje me fëmijë të vegjël vendos rreth 6-8 lavatriçe në javë?
Për të kursyer ca para, ju japim disa këshilla:
Detergjenti do ishte mirë të përdoret jo me shumë sasi për rrobat e të rr itur ve, ndërsa për veshjeve të fëmijëve mund të përdorni sasi më të vogël detergjenti.
Por gjithashtu heqja e njollave para se t’i fusni rrobat në lavatriçe do t’ju kërkojë një sasi më të vogël detergjenti.
Nëse rrobat e bardha do të kenë më pak njolla mund të lahen edhe me më pak gradë si edhe më pak zbardhues.
Përsa i përket zbutësit mund të përdorni një detergjent me sapun marsiglia, i cili nuk e kërkon përdorimin e zbutësit më pas.
Do t’ju këshillonim të vendosnit në punë lavatriçen natën si edhe ta përdorni në temperatura të ulëta.
Kur keni mundësi e evitoni proçesin e paralarjes.