A e meriton Shqipëria hyrjen në BE? Ambasadorja Vlahutin habit me përgjigjen

    0
    283

    Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin ka qenë sot në një vizitë në Shkodër, por në përfundim të aktivitetit për “Ditën e luleve”, ambasadorja u pyet dhe për aktualitetin politik si dhe rekomandimin e KE për hapjen e negociatave.

    E pyetur nëse e meritojnë shqiptarët Evropën, Vlahutin tha se BE është në Shqipëri për të sjellë standardet evropiane dhe se shqiptarët janë prej qindra shekujsh evropianë.

    “Shkodra dhe shqiptarët janë evropianë prej qindra shekujsh në fakt ndaj edhe e meriton.

    Ne jemi ne Shqipëri për të sjelle standarde evropiane. Shqiptarët e meritojnë Evropën sepse Bashkësia Europiane nuk është bashkësi mes politikaneve, por mes njerëzve”- tha Vlahutin.