Tiranë- Gjendet i shkrumbuar krejtësisht një automjet në një fshat të Tiranës.
Policia u njoftua që më datë 22.08.2022, se në fshatin Dritas, Njësia Administrative Zall-Herr, është gjetur një automjet i djegur plotësisht.
Duke qënë se automjeti ka qënë i djegur krejtësisht ka qënë e vështirë për shërbimet e Policisë dallimi i elementeve identifikuese të tij.
Mjeti rezulton i vjedhur në janar në Laprakë.
Një nga supozimet ishte lidhja e djegies së këtij automjet me zhdukjen e Ervis Martinajt.
Por një burim policor konfirmoi për Noa.al se djegia e mjetit nuk ka asnjë lidhje me ngjarjet nga verifikimet paraprake të kryera.
Gjatë këtyre ditëve ka vijuar puna intensive nga ana e strukturave të Policisë, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të djegies së mjetit.