A ke truprojë? Shikoni përgjigjen spektakolare që kishte dhënë legjenda e boksit Muhammed Ali (Video)

0
317

Legjenda e boksit, Muhamed Ali kishte befasuar publikun botëror me përgjigjen e tij kur gjatë një interviste televizive nga gazetari ishte pyetur se a ka truprojë.

Muhammed Ali i cili në vtin 1964 pas një prej meçeve të tij më të rëndësishme u konverutua në islam, duke qeshur u përgjigj se truproja i tij ishte Allahu, transmeton InfoPress.

“Kam një truprojë, nuk ka sy megjithatë shikon. Nuk ka veshë, megjithatë dëgjon. Ai mban mend gjithçka ndonëse nuk ka memorie. Kur ai dëshiron të krijojë diçka, urdhëron të bëhet dhe ajo vie në jetë. Megjithatë këto urdhëra nuk janë fjalë që vijnë përmes një gjuhe, ose që mund të dëgjohen nga veshët. Ai e dëgjon fshehtësinë e mendimeve. Pra, kush është ai? Ai është Zoti -Allahu. Ai është truproja im, ai është truproja yt. Ai është truproja i të gjithëve!”, ishte përgjigjur ai.