Adοleshenti shqiptar i bën kërkesën e pazakntë trυpave amerikane në mes të Tiranës, ushtαrët e lëshοjnë veten (VIDEO)
Në Tiranë, Stërvitja ushtarake “Defender Europe 21” zhvilloi sot një Ditë të Hapur në kryeqytetin shqiptar pas një seri veprimtarish profesionale në pothuaj gjithë territorin e vendit.
Ceremonitë dhe demonstrimet e trupave amerikane dhe shqiptare u zhvilluan në sheshin “Nënë Tereza”,
ku ishin vendosur edhe një numër trupash amerikane dhe shqiptare dhe pajisje të llojeve të ndryshme, helikopterë dhe automjete të rënda.
Ajo që ka marrë vëmendjen sot ishte një adoleshent i cili iu drejtua ushtarëve amerikanë, teksa ishin grumbulluar në sheshin “Nënë Teresa”,
që ta ndërronin helikopterin e tyre me një skatebord që ai mbante në dorë. Kërkesa e pazakontë shkaktoi të qeshura pafund nga krahu i ushtarëve,
të cilët me shaka i kërkuan më shumë se një skatebord, në mënyrë që shkëmbimi të ishte i drejtë.
Biseda:
I mituri: Më falni! A mund ta shkëmbejmë helikopterin me skatebord? Është shumë i mirë!
Ushtari: A ke më shumë se një?
I mituri: Mund të të gjej më shumë.
Ushtari: Do të të duhen shumë skateborde.
I mituri: Po sikur të të jap bluzen time?
Video:
https://www.tiktok.com/embed/v2/6965158322261544198?lang=sq-AL