Lajme

Adelαjda, vαjza e thjeshtë nga fshαti, që duke ndryshuar jetën e vet na prekυ të gjithëve

Ikja e saj e beftë dhe shumë përpara kohe nga kjo jetë nuk është aspak arsyeja se
përse Adelajda Xhamani ndodhet sot mes grave shqiptare që lanë gjurmë.

Sepse ajogjurmët i la të shumta në ato pak vite që shndriti mes nesh, si vajza që mund të jetë
modeli më i mirë për mijëra të tilla.

Gjatë gjithë jetës së saj, ajo nuk pretendoi asnjëherë të shndërrohej në model, tejet modeste dhe me një vetironi aq të këndshme,

ajo gjithsesi u shndërrua në vajzën që të gjitha nënat do donin të kishin, në gruan që do bënin mirë të bëheshin të gjitha.

Për ata që e njohin vetëm nga Big Brother apo programet televizive, duhet thënë se Adelajda la gjurmë jo për prezencën në ekran, por për jetën pas tij.

Ishte shembulli i vajzës model të këtij shekulli, vajzës së pavarur, të dukja, duke mos u marrë me boshin dhe sipërfaqen, por duke punuar me dinjitet ditë pas dite.

Ata që ndanë një pjesë rruge me të, e njohin për thjeshtësinë, të tjerët që e panë nga ekrani e kuptuan që ishte ndryshe nga të tjerat dhe e deshën shumë. Fati i keq e ndau nga jeta mjaft herët. Por si pakkush është dashur, madje edhe në këtë vend të vështirë për gratë, Adelën e deshën të gjithë shumë.

Dhe u mungon të gjithëve.