/Adriatik Llalla do burgoset? Zbulohet dokumenti i Prokurisë, SPAK kërkon…

Adriatik Llalla do burgoset? Zbulohet dokumenti i Prokurisë, SPAK kërkon…

SPAK ka publikuar sot pretencën për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla duke kërkuar 2 vite burg për te.

Ky i fundit përfiton nga gjykimi i shkurtuar, ndaj dhe për këtë arsye i mbeten 1.4 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga Shërbimi Publik, ky i fundit si dënim plotësues.

Adriatik Llalla akuzohet për deklarim të rremë të pasurisë. Në seancën e sotme, ai nuk ka qenë i pranishëm, por është përfaqësuar nga avokati i tij, Sokol Hazizaj. Ndërkohë, seanca e radhës është caktuar të mbahet më 2 prill.