Aeroplani bëri aterrim emergjent, shkaku i pasagjerit që lëshonte vazhdimisht gazra (Video)

    0
    260

    Aeroplani që po udhëtonte nga Dubai për në Amsterdam, ka bërë aterrim emergjent në aeroportin e Vjenës, shkaku i një udhëtari që lëshonte vazhdimisht gazra.

    Për shkak se kutërbimi ishte i padurueshëm, dy udhëtarë që kishte pranë i kërkuan të ndalonte, por ai vazhdon edhe më tutje të prishte ajrin, transmeton Telegrafi.

    Nga frika se përleshja mund të zgjerohet, piloti njoftoi për uljen e paparashikuar dhe prej aeroplanit u nxorën të përfshirët në mosmarrëveshje.

    Ata janë marrë në pyetje nga sigurimi i aeroportit, ndërsa i kthyen me fluturime tjera, pasi nuk kishin bërë ndonjë shkelje t dënueshme me ligj. /Telegrafi/