Aeroplanit nuk i hapen rrotat gjatë uljes,shini cfare ben piloti per ta ulur (Video)

    0
    350

    Një pilot ka fituar epitetin e heroit, pasi ka arritur të kryej një ulje emergjente edhe pse nuk i kishte dy rrotat e para të aeroplanit.

    Pamjet rrëq.ethëse të publikuar në internet, shfaqin momentin kur aeroplani derisa tenton të aterroj në pistë nuk i hapen rrotat dhe përfundon duke u përpIasur me “hundën” e aeroplanit, me të cilën e përshkon gjithë pistën, transmeton Telegrafi.

    Edhe pse në vendin e ngjarjes kishin dalur ekipet e zjarrfikësve, duke menduar se mund të vjen deri te ndonjë shpë.rthim, piloti falë përvojës arriti ta zbret në tokë pa pësuar as më të voglin Iëndim të gjithë ata që ishin brenda.

    Dy pilotët dhe gjashtë pasagjerët mund të cilësohen si personat më me fat, për faktin se aterruan në pistë pa dy rrotat e para duke e shfrytëzuar hundën e aeroplanit si rrota.

    Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në aeroportin Olaya Herrera në Medellin të Kolumbisë, ndërkaq ende nuk janë bërë të ditura shkaqet që quan në mos hapjen e rrotave të aeroplanit. /Telegrafi/