Aeroporti Ramës dhe Erdoganit në Vlorë trazon Europën, BE bëhet gati të zbulojë aferën e madhe korr.uptive

    0
    316

    SkandaIi me aeroportin e Vlorës është bërë çështje edhe në Parlamentin Europian.

    Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, ka pohuar vetë se do të ketë një hetim ndërkombëtar për procedurat e dyshimta të tenderimit për këtë projekt.

    Deklarata e tij vjen si një përgjigje zyrtare për eurodeputetin Paul Rubig, në emër të Komisionit Europian dhe Përfaqësues së Lartë për Politikën e Jashtme në BE, Federica Mogherini.

    Kësaj të fundit më 13 shkurt i janë dërguar disa pyetje me shkrim për këtë aferë, ku theksohet shkelja e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

    Komisioneri Hahn shkruan:

    Bazuar në shumë raportime mediatike në Shqipëri kanë ndodhur shkelje ligjore në fushën e prokurimeve dhe konkurrencës lidhur me krijimin e linjës ajrore “Air Albania” si dhe me ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Ato tregojnë se në këto dy raste përcaktimet e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit janë shkelur; po ashtu ato bien në kundërshtim me normat e Organizatës Botërore të Tregtisë (ËTO). Më tej, sipas raportimeve mbi këto raste, organet mbikëqyrëse në Shqipëri nuk e kanë përmbushur rolin e tyre.
    Gjithashtu edhe opozita në shqipëri ka ngritur një sërë akuzash për korr.upsion dhe klientelizëm në lidhje me aeroportin e Vlorës, shqetësime të cilat janë trajtuar nga mediat europiane si “Die Presse” dhe “Der Standard”.

    Hahn theksoi se në muajt në vijim do të bëhet një kontroll i imtësishëm i rasteve problematike.

    Projekti i aeroportit

    Letra e drejtuar Mogherinit nga Paul Rubig:

    PARLAMENTI EUROPIAN

    Pyetje parlamentare bazuar në nenin 130 të Rregullores.

    Drejtuar: Përfaqësueses së Lartë për Politikën e Jashtësme e të Sigurisë të BE znj. Federica Mogherini/Komisioni Europian

    Nga: Dr. Paul Ruebig, deputet i Parlamentit Europian

    Lënda: shkelje ligjore në fushën e prokurimeve dhe konkurrencës nga Qeveria e Shqipërisë

    Teksti: Bazuar në shumë raportime mediatike në Shqipëri kanë ndodhur shkelje ligjore në fushën e prokurimeve dhe konkurrencës lidhur me krijimin e linjës ajrore “Air Albania” si dhe me ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

    Ato tregojnë se në këto dy raste përcaktimet e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit janë shkelur; po ashtu ato bien në kundërshtim me normat e Organizatës Botërore të Tregtisë (ËTO). Më tej, sipas raportimeve mbi këto raste, organet mbikëqyrëse në Shqipëri nuk e kanë përmbushur rolin e tyre.

    Në lidhje me sa më lart ju drejtojmë këto pyetje:

    – A përputhen vlerësimet ligjore të këtyre raportimeve mediatike mbi shkelje ligjore në fushën e prokurimeve dhe konkurrencës nga Qeveria e Shqipërisë me opinionin ligjor të Komisionit Europian?

    – Në rast se po: cilat janë veprimet konkrete të Komisionit Europian në dy rastet e lartpërmendura si dhe në përgjithësi në të ardhmen në mënyrë që në Shqipëri të zbatohen rregullat e prokurimit e të konkurrencës dhe kështu të respektohen detyrimet që rrjedhin nga Marreveshja e Stabilizim Asociimit si dhe normat e Organizatës Botërore të Tregtisë?