Agravon debati në shtëpinë e BBVIP/ Tea i hedh vaj të nxehtë Valbonës (Video)

Prova e javës e caktuar nga Vëllai i Madh për të gatuar 4 mijë petulla, është shoqëruar me zënka mes Valbonës, Luizit dhe Teas.

Valbona i kërkoi Teas që ta fikte për një moment sobën, pasi tigani i saj nuk po nxehej sa duhej dhe ishte mbushur plot me vaj. Por, Tea tha se ajo nuk ka pse e bën një gjë të tillë.

Valbona kërkoi me mirësjellje të fliste me Diolën, duke qenë se është liderja e Teas. Tea, duke folur me revoltim, pa dashur i hodhi pak vaj të nxehtë Valbonës.

Pas këtij incidenti, situata u agravua më shumë.