Ajka pika e dobët e Xhensilës, këngëtarja publikon momentin e veçantë

0
352

Në korrik të vitit të kaluar çifti shumë i dashur për publikun shqiptar, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku u bënë prindër për herë të parë. Xhensila solli në jetë një vajzë të cilën çifti e pagëzuan me emrin Ajka.

Emri i veçantë i vogëlushes u komentua shumë dhe Besi sqaroi se i vendosi të bijës këtë emër pasi kur ishte i vogël i pëlqente shumë ajka e qumështit.

Ditën e sotme Xhensila ka publikuar një video ku shfaqet duke mbledhur ajkën e qumështit, një moment i veçantë ky për këngëtaren pasi i kujton gjithnjë të bijën.

“Kur ta gjejnë pikën e dobët. Shija e jetës”, shkruan Xhensila.