Ajo hoqi tapetat nga muret e shtëpisë dhe zbuloi diçka të fshehur për 50 vjet: Dhe mesazhi ishte vetëm për të!

    0
    397

    Është qesharake se si mund të jetosh në një shtëpi për vite dhe ende të zbulosh gjëra të reja rreth saj.

    Kjo, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, i ka ndodhur Donna Hurryt, e cila e kishte dashur gjithmonë shtëpinë e saj në Charlottetown të Kanadasë, por kohët e fundit ajo zbuloi një sekret të fshehur në muret e saj, për dekada të tëra.

    Hurry po bënte renovime në shtëpinë e saj. Ajo po punonte në korridor kur vuri re një copë tapeta muri të dëmtuar, kështu që ajo vendosi ta shqyejë. Kjo pjesë e murit ishte ekspozuar për herë të parë që kur ajo kishte jetuar atje.

    Ajo nuk mendonte asgjë për këtë – derisa vuri re diçka të pazakontë. Dukej të kishte një shkrim dore në mur. Dhe më pas ajo vërejti më shumë fjalë që shfaqeshin. Kishte një mesazh të shkruar në mur, i fshehur për dekada.

    Dhe pastaj lexoi letrën … dhe e kuptoi se ishte për të!
    Ishte një mesazh nga një banor i mëparshëm për pronarin e ardhshëm të shtëpisë. Mesazhi ishte datuar 50 vjet më parë, dhe autori e lavdëroi shtëpinë e vjetër, duke dëshiruar banorët e ardhshëm se do të gjejnë edhe ata një rehati në të.

    “Në këtë Dëshmi të Fundit, unë, Cyril Beverley Armstrong, them këtu se kjo familje ishte e kënaqur me këtë strehë të shëndoshë.

    Unë, babai im HB, nëna EG, vëllezërit Nigel dhe Michael, motrat e mia, Wendy, Daphne, dhe Heather gjithashtu ndajnë të njëjtin mendim. Dëshiroj që një brez i ri familjesh të përjetojnë plotësisht kënaqësinë e vërtetë të kësaj shtëpie.

    Zemra ime duket e mbushur kur e shoh avantazhin e një shtëpie më të vjetër. I juaji, Home Sweet Home (Shtëpi e ëmbla shtëpi)”. Pas kësaj, Hurry vendosi të gjente autorin e shënimit dhe t’i tregonte atij, për çka edhe nuk e kishte shumë të vështirë.