Aksident i rende ne Greqi, dy shqiptarë humbin jetën, trajleri i shoferit grek i zuri poshtë papritur (Video)

    0
    471

    Dy shqiptare kane humbur jeten ne menyre tragjike ne nje aksident te trishte në Greqi.

    Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotem, rreth orës 6, në autostradën që lidh zonën Kifisu me Pireun.

    Shkak i aksidentit është bërë ky trajler qe shihni ne foto, i cili kishte shofer një grek, i cili siç tregojnë pamjet e kamerave të sigurisë, ka humbur kontrollin duke u përplasur me trafikndarësin e më pas me dy automjetet që drejtoheshin nga shqiptarët.

    Policia nuk ka bërë ene të ditur identitetin e viktimave, por sqaroi se ata janë të moshave 60 dhe 65. Në gjendje të rëndë ndërkohë ndodhet edhe vajza e një prej shqiptarëve që humbi jetën.

    Nga hetimet e para të policisë rezulton se shoferi grek 64 vjeçar ishte nën efektin e alkoolit kur ndodhi aksidenti. Ai është arrestuar dhe është marrë në pyetje nga policia..