/Aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës ku shofer ishte ρroblematiku i Durrësit, υiktima e dytë një 24-vjeçare

Aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës ku shofer ishte ρroblematiku i Durrësit, υiktima e dytë një 24-vjeçare

Gjatë mëngjesit të sotëm, shoferi i makinës tip ‘Ford’ Arbër Tivari 26 vjeç humbi kontrollin e mjetit në autostradën Tiranë-Durrës dhe u përplas me barrierat e rrugës.

Si pasojë e aksidentit humbën jetën dy pasagjeret që ndodheshin në makinë me Tivarin, 26 vjeçarja Silva Gjergji banuese në Mirditë dhe sipas burimeve të JOQ, një vajzë tjetër e identifikuar si Roxhesa Klironomi 24 vjeçe.

Kjo e fundit gjatë aksidentit nuk kishte mjet identifikimi me vete, gjë që solli edhe vështirësi për identifikimin e saj.

Të rinjtë kanë darkuar së bashku në Durrës deri në 2 të mesnatës dhe më pas janë nisur për Tiranë, por në orët e para të mëngjesit janë aksidentuar.

Vajzat ndërruan jetë pas përplasjes, teksa i riu, i cili është me precedentë penal dhe që para një viti është qëlluar me armë ndodhet në spital në rrezik për jetën.

Pasagjerja e parë e ndjerë, Silva Gjergji

Pasagjerja e dytë e ndjerë, Xhesi Klironomi

Shoferi, Arbër Tivari