Aksidenti TRAGJlKnë tunelin e Elbasanit, video e momentit kur shoferi i PlRË përpIas makinën e 4 vajzave

0
1223

Nje nga aksidenet me te renda te vitit ne Tirane-Elbasan eshte shkaktuar nga nje drejtues mjeti ne gjendje te dehur. Report Tv publikoi pamjet e pak sekondave para aksidentit ku automjeti i katër vajzave teksa pasditen e 13 shtatorit udhëtojnë në tunelin e autostradës Tiranë-Elbasan do të goditej nga Mercedezi i Behar Pemës.

Këto jane pamjet e sigurisë teksa silueta e automjetit Volkswagen është në dalje të tunelit dhe në metra e fundit ai goditet nga “Benzi” i Pemës.

Mercedes-Benz i drejtuar nga Pema vjen në korsinë e majtë dhe në dalje të tunelit sapo kish dalë automjeti Volkswagen i vajzave ai humb drejtimin duke dalë në korsinë e djathtë dhe duke goditur makinën nga pas. Goditja nga pas ishte aq e fortë në tre sekonda ku siç duket e në këto pamje dalja e tunelit është mbuluar nga pluhuri e tymi në formë mjegulle.

Ky aksident mund të ishte edhe më fatal pasi tre mjete të tjera siç dhe shihni në këto pamje ekskluzive të cilat ishin duke udhëtuar në të njëjtën kohë pas tyre vetëm fati dhe refleksi i shoferit i ka shpëtuar.

Ato kanë qenë vetëm pak metra larg përplasjes fatale dhe pasi kanë frenuar kanë mundur të shmangin përfshirjen në këtë aksident me pasoja të rënda.

Pas goditjes që “Benzi” i Pemës i ka bërë Volkswagen ku udhëtonin katër vajzat që ishin nisur të festonin një datëlindje nga Shkodra në Korçë, gjithçka është mbuluar nga pluhuri dhe kaosi.

Aksidenti është shënuar në orën 18:55 minuta e 35 sekonda sipas orës së kamerës së sigurisë së tunelit e cila tashmë është administruar nga policia rrugore si pjesë e këtij hetimit.

Në këtë aksident tragjik humbën jetën Lusinda Garunja 19 vjeç dhe Zheneta Qellia, ndërsa dy vajzat e tjera Denisa Dibra 25 vjeç dhe Nervina Garunja 24 vjeç mbeten të aksidentuara.

Ndërsa për të nxjerë trupat e dy viktimave dhe të mbijetuarve u desh edhe ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës pasi dëmtimet e pësuara në makinat e aksidentit ishin mjaft të rënda.

Pas këtij aksidenti Report Tv mëson se në të dyja tunelet e vendit aksin e autostradës së kombit dhe atë Tiranë-Elbasan policia rrugore

ka instaluar radarët digjital për kapjen e shoferëve shkelës të rregullave të qarkullimit përfshi dhe shpejtësinë tej normave.

Ndërkohë nga hetimet ka rezultuar se teksa udhëtonte në këtë aks Behar Pema i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur (në masën 093 mg/l testi i parë dhe 0.99 mg/ l testi i dytë) është vendosur në masën e sigurisë arrest në burg deri në përfundim të hetimeve.