/AKSlDENT i rëndë në aksin Tiranë-Elbasan, HUMBlN jetën dy vajza

AKSlDENT i rëndë në aksin Tiranë-Elbasan, HUMBlN jetën dy vajza

Dy vajza dyshohet se kanë humbur jetën si pasojë aksidentit të rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin Tiranë-Elbasan, ndërsa dy të tjera kanë mbetur të plagosura rëndë.

Nuk dihen ende detaje të tjera rreth ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Informacion paraprak

Në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në dalje të tunelit të Krrabës, mjeti tip “Benz”, dyshohet se ka goditur mjetin tip “Volkswagen”, ku udhëtonin 4 shtetase.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses kanë bërë e mundur nxjerrjen nga mjeti të 4 shtetasve të cilit ishin të bllokuar.

U transportuan menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, ku 2 shtetase si pasojë e palagëve të marra kanë ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.