/AKSlDENT TRAGJlK në New York, humb jetën çifti shqiptar

AKSlDENT TRAGJlK në New York, humb jetën çifti shqiptar

Një ak.sident i rëndë automobilistikë ka ndodhur në New York e për pasojë ka marrë jetën e një çift nga Tuzi i Malit të Zi.

Aksidenti ka ndodhur dje në mëngjes urën George Washington në New York, njoftojnë mediat vendase.

Ishte ora rreth 9:42 e mëngjesit, kur një automjet Honda CRV u përplas me një Chevrolet Corvette, në pjesën e ulët të urës.

Makina e çiftit shqiptar, Honda u kthye përmbys. Në të udhëtonin shqiptarët Muharem Frluckaj, 52 vjeç dhe bashkëshortja e tij, Bisere Frluckaj, 47 vjeçe.

Dy viktimat banonin në Bronx. Gruaja humbi jetën në vend, kurse i shoqi që ishte në timon, u dërgua urgjent në spital, ku dhe ndërroi jetë.

Shoferi i makinës tjetër u dërgua në një spital në Teaneck, me lëndime të lehta.

Ndërkohë detektivët po hetojnë mbi zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje tragjike.