/Aktori i madh shqiptar në gjendje të rëndë, miku i tij thirrje shtetit për ndihmë

Aktori i madh shqiptar në gjendje të rëndë, miku i tij thirrje shtetit për ndihmë

Aktori i njohur si skenës shqiptare, Guljelm Radoja është në gjendje të vështirë shëndetësore në reanimacionin e spitalit të Durrësit. Është mësuar se aktori është infektuar me Covid-19 dhe prej ditësh ndodhet i shtruar në spital, sepse gjendja e tij shëndetësore është rënduar.

Në lidhje me këtë lajm ka reaguar edhe skenaristi Bashkim Zahaj, i cili i ka kërkuar edhe ndihmë shtetit shqiptar që të tregohet i vëmendshëm ndaj aktorit dhe ta dërgoj jashtë shtetit për shërbim të specializuar.

“Mesoj se Guljemi aktori jone i dashur qenka rende ne spitalin e Durresit nga covid. Shteti shqiptar i detyrohet ketij aktori per nje sherbim me te specializuar jashte shtetit. Uroj te rezistosh e te fitosh Guljem”, ka shkruar ai.

Guljelm Radoja ka lindur në 2 korrik të vitit 1945 në qytetin e Shkodrës. Pas përfundimeve studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) për Dramaturgji në vitin 1972, fillon punën si aktor profesionist në Teatrin e Librazhdit.

Më pas largohet nga ky teatër për të punuar si aktor dhe regjisor pranë Teatrit “Bylis” të qytetit të Fierit dhe më pas si aktor në Teatrin “Aleksandër Mojsiu” në Durrës.

Ndër interpretimet e tij në teatër mund të përmendim rolet e tij në dramat “Bourgeois Wedding” e Bertold Brehtit, “Me syrin e një klouni” e Heinrich Bëllit, “Trojanët” e Vasilis Theodoropulosit etj.

Në kinematografi ai ka luajtur më shumë se 30 role. Roli i i tij i parë ishte ai i inxhinnierit të pyjeve në filmin “Gjurma” në vitin 1970. Më tej do të vazhdonin një sërë rolesh të tjera si roli i Tenente Gruabardhit në filmin “Në fillim te verës” në vitin 1975, roli i Stefan Bardhit në filmin

“Mësonjëtorja” në vitin 1979, roli i Petro Nini Luarasit në filmin “Kush vdes në këmbë” në vitin 1984, roli i priftit në filmin “Kthimi i ushtrisë së vdekur” në vitin 1989, roli i prokurorit në filmin “Kolonel Bunker” në vitin 1998, etj.

Për meritat e tij artistike Guljelm Radoja është nderuar me titullin “Artist i Merituar”.