/Alban Dudushi me emision të ri në Vizion Plus, Bieta dhe fëmijët e surprizojnë pak orë para premierës

Alban Dudushi me emision të ri në Vizion Plus, Bieta dhe fëmijët e surprizojnë pak orë para premierës

Siç është bërë e ditur pak javë më parë, Alban Dudushi është larguar pas 20 vitesh nga Top Channeli dhe tani do ta shohim si pjesë e ekranit të Vizion Plus.

Dudushi pritet të nisë sot në darkë formatin “Spotlight”, një program në autorësinë dhe moderimin e tij që do të vijë çdo të premtë në orën 21:00 dhe çdo të hënë dhe të mërkurë në orën 22:30 në ekranin e Vizion Plus.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Albani ka treguar se Bieta, Joelle dhe Kroi Art e kanë surprizuar me një buqetë me lule duke e uruar kështu për programin e ri.

“Një dhuratë për #SPOTLIGHT nga tre DIEJT e mi, Kroi, Joelle, Bieta. Ju dua pa fund dhe më ndriçoni çdo stinë të jetës sime.

Premiera e SPOTLIGHT sonte në Vizion+ në orën 21.00, nis kështu me këmbë të mbarë”, ka shkruar moderatori.

“Suksese babusho! Te gjithe e dine qe je me i miri, por “Spotlight” do ta vere edhe me shume ne dukje.

Love u Kroi & Joelle (se Bieta kuptohet qe mendjen tek ty e ka)”, i komenton Bieta.

https://www.instagram.com/p/CGrviP5LCLL/embed/captioned/?cr=1&v=12&wp=971&rd=https%3A%2F%2Fwww.korrieri.com.al&rp=%2F2020%2F10%2Falban-dudushi-me-emision-te-ri-ne-vizion-plus%2F%3Ffbclid%3DIwAR0hxIeSVOgew1qmZS68EkpHBZq_UQVCpRMQ_DKA-xMAfJSJv7h7BsorDOs#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A1226.9999999989523%2C%22ls%22%3A831.9999999985157%2C%22le%22%3A861.1999999993714%7D