Albi Nako ne nje lidhje te re,Klaudia Pepa i pergjigjet me te njejten monedhe,pushime ne Itali me balerinin e njohur

    0
    387

    Para disa ditësh balerini dhe koreografi i njohur Albi Nako na tregoi me anë të disa fotove të cilat i postoi në rrjetin social Instagram, se ishte me pushime dhe për punë gjithashtu në Francë bashkë me balerinën e njohur Alba Hoxhën.

    Mirëpo edhe balerina Klaudia, siç e shohim, ka ecur përpara me jetën dhe karrierën e saj. Disa ditë më parë ajo u kthye në Shqipëri ku nëpërmjet fotove në profilin e saj në ‘Instagram’ tregoi se po kalonte pushime të këndshme. Por qëndrimi i balerinës në vendin e saj ishte i shkurtër, pasi Klaudia ka ikur përsëri në Itali, ku po kalon disa ditë të tjera pushimi.

    Ajo shfaqet në foto e video krah balerinit të famshëm Graciano Tagani, i cili është miku i saj më i mirë. Mesa duket Graciano ka vendosur ta shoqërojë Klaudian në Itali dhe ajo e ka çuar atë në një park lojrash. Në postimet e balerinit shohim se ata të dy janë argëtuar mjaft në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe po kalojnë mirë së bashku.