/Albin Kurti takon Marin Memën: Përgëzuam njëri-tjetrin për ..

Albin Kurti takon Marin Memën: Përgëzuam njëri-tjetrin për ..

Kryeministri në detyrë i Kosoëvs Albin Kurti ka takuar ditën e djeshme gazetarin shqiptar Marin Mema.

Në një postim në Instagram, Kurti ka shkruar se ata kanë uruar njëri-tjetrin për punën dhe pozitën që kanë.

Postimi i plotë:

Sot u takova me Marin Memën, gazetarin hulumtues që është i pasionuar pas historisë së popullit tonë e që ka prodhuar dokumentarë televizivë fort të vlefshëm.

E përgëzova për punën e tij të vazhdueshme për ta evidentuar të kaluarën e shqiptarëve e për ta afirmuar të vërtetën historike, kurse ai mua për marrjen e detyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Rritja e dijes dhe ngritja e vetëdijes është përgjegjësi e të gjithëve, por në veçanti është detyrë e institucioneve të vendeve tona.