/Alketa Vejsiu publikon pamje nga shtëpia e rrënuar e “Tarameles”, moderatorja merr vendimin e madh (Foto)

Alketa Vejsiu publikon pamje nga shtëpia e rrënuar e “Tarameles”, moderatorja merr vendimin e madh (Foto)

“Taramelja” e Piter Panit është kthyer në vogëlushin më të komentuar të rrjetit që prej ditës së parë kur u shfaq në ekran.

Fakti që Xheison nuk e shqipton dot shkronjën “K” e ka bërë shumë të ëmbël komunikimin e tij dhe për këtë arsye ka marrë pseudonimin “Taramelja”.

Para pak kohësh Alketa tregoi se kishte vendosur t’ia ndryshonte jetën Xheisonit dhe moderatorja e ka mbajtur premtimin.

Alketa ka shkuar këtë të premte në fshatin Mushqeta ku jeton Xheison dhe është takuar me familjarët e tij. Pasi ka parë gjendjen e shtëpisë së vogëlushit, Alketa ka vendosur të marrë një nismë për t’i sistemuar shtëpinë.

“Ka qenë një ditë shumë speciale kjo sot në një fshat ku s’më kishte rënë kurrë rruga; por fati të përcakton shpesh rrugë që si ke imagjinuar. Mushqeta është një fshat i famshëm tani sepse Xheision e ka bërë që ne ta njohim dhe ta duam! Natyra ishte vërtetë e mrekullueshme dhe aty kam kuptuar se pse fshati bën kaq shumë vend në jetën e këtij djali! Por mora dhe një mësim të madh jetë; fytyrën e dashur të Xhejsonit që vetëm fal dashuri, qesh, përqafon prindërit, kujdeset për shokët, modeli i njeriut të mirë që i duhet shoqërisë edhe pse jeton në një shtëpi ku dheu ka rrëshqitur, çimento është e çarë, ku tavani mund të bjerë dhe shiu futet brenda litar litar dimër verë…

Megjithate familja e Xheisonit nuk u ankua, më përcollën me lule dhe vezë fshati edhe pak qepë të njoma të mbjella nga gjyshja. Ika që aty dhe dua t’iu kërkoj një ndihmë! Nuk e di si funksionon por deri të hënën në spektakël do ta kem zbuluar rrugën zyrtare. Kërkoj ndihmën tuaj që në një llogari bankare transparente për publikun, të japim një kontribut sado të vogël për ti sistemuar një shtëpi këtij djali që jam e bindur do ja dalë të bëjë diçka të mirë në këtë jetë.

Nuk është një preference personale, është rasti që vërtetë mes maleve të Krrabës një mrekulli mund të ndodhë. Një shtëpi dhe një mundësi edhe më e mirë shkollimi (ndoshta në Tiranë), duhet për Xheisonin. Në plotë vende të botëes kur ka fëmijë me IQ të lartë e të spikatur, ka politika sociale që investojnë që këto mendje të veçanta të rriten dhe të zhvillohen! S’më kërkuan asgjë, s’më është ankuar askush, por me dinjitetin e njerëzve punëtorë dhe të thjeshtë më pritën dhe përcollën me një buzëqeshje! E di që ka plotë histori të tjera që meritojnë vëmendje, ndoshta edhe më të dhimbshme; po të kisha një shkop magjik do përpiqesha për të gjjthë me shumë dashuri! Si fillim pak magji në jetën e këtij djali, për gjithë mirësinë që na ka falur! Donacionin e parë e dhuroj me shumë dëshirë vetë! Pres të më bashkoheni. Detajet këto ditë. Na ndiqni të hënën… Faleminderit!”, shkruan Alketa.