Ambasadori Amerikan Lu paralajmëroi arrestimin e Tahirit?

    0
    218

    Çështja “Tahiri” është rikthyer edhe një herë në qendër të vëmendjes, pas vendimit të marrë këtë të enjte nga ish-ministri i Brendshëm për të dorëzuar mandatin e deputetit.

    Dhe në një kohë që Shqipëria ka marrë rekomandimin pozitiv për hapjen e negociatave, të shumta janë aludimet kryesisht nga opozita, që e cilësojnë këtë veprim të Tahirit, të ardhur pas presioneve në Berlin ndaj Kryeministrit Edi Rama.

    Por lidhur me hetimin e ish-ministrit Tahiri, është shprehur edhe ambasadori amerikan.

    Konkretisht, në prononcimin e fundit për mediat për këtë çështje, ambasadori Lu u shpreh se shumë shpejt ndaj ish-ministrit do të ketë ndjekje penale.

    Madje në intervistën e 5 prillit në Opinion, Lu do të theksonte se SHBA-të po punojnë që Tahiri t’i lihet në dorë drejtësisë, dhe jo politikanëve.

    “Po hetohet çështja ‘Tahiri’ dhe jemi pranë procedimit me ndjekje penale. Shtetet e Bashkuara kanë këmbëngulur që gjykimi i tij të bëhet në Gjykatë dhe jo të lihet në dorë të politikanëve shqiptarë”, deklaroi Lu

    A ishte ky paralajmërimi i asaj që ndodhi sot me rastin Tahiri, apo ish deputeti mori një vendim me kokën e vet? Kjo mbetet për t’u parë në ditët e ardhshme si dhe lëvizjet që do të bëjë Prokuroria e Krimeve të Rënda.

    Ndërkohë, po sot, Zëri i Amerikës në një artikull të kushtuar dorëheqjes së Tahirit, thekson se “mes ish-ministrit dhe prokurorëve tashmë qëndron vetëm gjykata”.