/Analisti i njohur ‘zbërthen’ situatën para zgjedhjeve: Këto 2 qarqe do përcaktojnë fituesin e 25 Prillit

Analisti i njohur ‘zbërthen’ situatën para zgjedhjeve: Këto 2 qarqe do përcaktojnë fituesin e 25 Prillit

Teksa ka komentuar sondazhet e bëra në prag të zgjedhjeve, analisti Ervis Iljazaj thotë se qarqet Elbasan dhe Durrës do të jenë përcaktuese të rezultatit zgjedhor në gjithë vendin.

Ai e lidh këtë me faktin se ato kanë një elektorat që ndryshon nga zgjedhjet në zgjedhje.

Favorite ai shikon opozitën, që sipas tij kanë fituar terren përgjatë ditë të fundit.

‘Dëgjova që ishte rikthimi i sondazhit për Elbasanin dhe Durrësin.

Për mua janë dy qarqe të cilat do të vendosin rezultatin e zgjedhjeve dhe vota aty do të jetë shumë e rëndësishme për rezultatin në gjithë Shqipërinë.

Elbasani dhe Durrësi kanë një elektorat që ndryshon, ndryshe nga disa qarqe të tjera ku vota është e çimentuar dhe pothuajse e njëjta në disa palë zgjedhje.

Janë dy qarqet më të rëndësishme që do të ndikojnë dhe rezultatin e përgjithshëm. A do të kemi ndryshim?

Nuk dua të bëj orakullin por ajo që shoh është se opozita kohët e fundit ka një avantazh në komunikim, në fushatën elektirale.

Mesa duket fushata racionale e Lulzim Bashës, fushata e fokusuar te çështjet kryesore që prekin jetën e qytetarëve gjykoj se ka dhënë efekt dhe do të japë efekt.

Ajo që shoh ditët e fundit është një rikuperim i terrenit të opozitës sa i përket komunikimit politik të fushatës elektorale.

Gjasat dhe mundësitë e ndryshimit ekzistojnë dhe janë të mëdha’, deklaroi analisti.