Anëtari i këshillit Kοmbëtar të PD zbulon plαnin e madh që po përgatίt Rama për Bashën
Anëtari i këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Gent Malko, komentoi ftesën e kryeministrit Edi Rama ndaj kreut të PD-së, Lulzim Bashës për bashkëpunim.
Ai tha se kreu i qeverisë ka projekte më të mëdha gjeopolitike.
“Këtë vendim nuk mund ta marrë kryetari, por mundësisht me një referendum anëtarësia e kryesisë.
Nuk është një vendim që është në dorë të Bashës, ai duhet të paqëtojë opinionin e të gjithë demokratëve. Artikulohet gjithandej ftesa e Ramës.
Për mua nuk është aq e thjeshtë, është e paqartë, Rama loz qëllimisht, ka komoditetin të lozi, ka projekte të mëdha në kokë, gjeopolitike, rajonale. Nuk është vetëm një ofertë për bashkëqeverisje, por për bashkëpunim.
Një koalicion qeverisës do ishte pa sens, do ishte një mision vetëvrasës për PD. Bashkëpunimi siç thotë Rama për ta çuar Shqipërinë në maj, pse duhet të ketë një ftesë për këtë?
Ftesa e Ramës është më e gjerë, ka të bëjë për një vizion gjeopolitik, që nuk e ka të vetin, apo vetëm të vetin mundet dhe për bashkimin Shqipëri-Kosovë,
mundet edhe për në ekuilibër të nevojshëm për këtë vend që i paraprinë disa zhvillimeve më të gjera rajonale.
Kjo ftesë, pavarësisht se vishet me argumeta të ndryshëm, ka të bëjë me diçka më të gjerë dhe tej vullnetit të palëve”, tha ai për Report Tv.