Anija me 2 mijë mjete fundoset në det, makinat kishin çmimin marramendës

    0
    363

    Plot 2 mijë makina nga më të ndryshimet, kishte një anije mallrash italiane, e cila ishte nisur për në Brazil, dhe është përfshirë nga flakët, duke u mbytur në Oqeanin Atlantik afër brigjeve të Francës javën e kaluar.

    Të gjithë 27 anëtarët e ekuipazhit në bord u shpëtuan nga ushtria britanike, ndërsa autoritetet franceze filluan punën menjëherë për të pastruar derdhjen e naftës në oqean si pasojë e fundosjes.

    Anija u përplas me 12 mars rreth 150 milje detare në jugperëndim të Brestit, Francë, në një thellësi prej rreth 4.5 km nën sipërfaqen e oqeanit.

    Prodhuesi gjerman i makinave Porsche konfirmoi të martën se anija e fundosur mbante katër modele të “911 GT2 RS”.

    Prodhimi i këtij modeli të veçantë përfundoi shkurtin e kaluar, por Porsche do të prodhojë pak më shumë për të kompensuar dërgesën e humbur.

    Çdo automjet ka një çmim shitjeje me pakicë prej rreth 293,200 dollarë.

    Kompania me qendër në Shtutgart dërgoi një letër për klientët e saj brazilian duke i informuar se do të riprodhonin modelin për ta.