Më datën 8 të këtij muaji, këngëtarja e njohur Anjeza Shahini u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një vajzë të cilës i vendosi emrin e veçantë Tori.
“Këtë vit festoj ditën e gruas si një mami e një vajze të vogël sa një gogël që quhet TORI (Victoria Kelis Connnolly)”, shkruante Anjeza krahas postimit ku jepte lajmin e bukur për ndjekësit.
Ditën e sotme, ajo ka publikuar foton e parë të të voglës, të cilës i ka bërë dush dhe ia ka mbuluar portetin me peshqir.
“Lahet çupa çup e çup.”- shkruan këngëtarja krahas fotos së Torit.


