ApeIi i kryebashkiakut:Më NDlHMONl të gjej pastruesen MlSTERlOZE

0
254

Një grua që vjen rrotuII prej ditësh rrugëve të Pesaro, në Itali me fshesë në dorë, për të pastruar rrugën nga bishtat e cigareve dhe mbeturinat.

Në qytetin italian kanë nisur kërkimet për identifikimin dhe gjetjen e pastrueses m isterioze.

Kryebashkiaku i Pesaro, Matteo Ricci, bën një postim në Facebook dhe teksa publikon fotografitë e gruas shkruan, “Më ndihmoni që ta gjej”.

Ai vlerëson gjestin e gruas, ndërsa premton se sapo të identifikohet do të vlerësohet nga bashkia.

“Nuk e di nëse është italiane apo e huaj, por di me siguri që po u jep një mësim të gjithëve. Ndjesia civile është e rëndësishme për të masur gjithmonë një qytet të bukur dhe të pastër. Ndryshimi nis nga gjërat e vogla që bëhen nga njerëz të mëdhenj”, shkruan Ricci.